Prodhimi i verës së shegës/ Agronomi e nxjerr në Dukat të Ri, idenë ia dha një izraelit

03/11/2020 12:38

Në fshatin Dukat i Ri në Vlorë prodhohet vera e shegës.

Një agronom e prodhon pijen me përmbajtje të lartë antioksidantësh, të cilën më së shumti e kërkojnë për problemet e kolesterolit, apo arteriale. Teksa vjel shegët e tij në fshat, Hariz Kapo na tregon se idenë ia dha një izraelit.

“Një pemë jo më shumë se dy metra  e lartë me origjinë turke  e me një ngjyrë aq tërheqëse është një kulturë, e cila nuk të mundon në rritjen e saj  e sidomos toka e fshatit Dukat është mjaft e mirë për këtë pemë”, rrëfehet Kapo.

Prej dy vjetësh, në fermën e ngritur 25 vjet më parë, hardhive dhe kulturave të tjera u është shtuar edhe shega. Agronomi nga Dukati i Ri thotë se fermerët duhet ta kultivojnë më shumë këtë frut.

 

Top Channel