Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin 18/10 22:52
Persona të armatosur kanë grabitur, nën kërcënimin e armëve, një bankë në Milano të Italisë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në Piazza Ascoli, ndërsa sipas mediave italiane autorët u futën përmes një vrime, të hapur nga një pallat ngjitur me bankën.
Ata i drejtuan armën punonjësve të bankës, duke i kërcënuar në mënyrë që t’i dorëzonin paratë.
Në grabitje u përfshinë gjashtë persona, të cilët mundën të merrnin vetëm paratë e kutisë së sigurisë, pasi kasaforta ka një kodë hapje me kohë.
Për t’u larguara, Më pas ata hodhën tymuese për të krijuar shpërqendrim dhe më pas u futën në kanalizimet e ujërave të zeza dhe u arratisën.
Top Channel