Rindërtimi/ Flet kryeministri Rama: Në dhjetor banorët e Shijakut hyjnë në banesa, çfarë kemi bërë deri tani

03/11/2020 11:23

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp sot foli për procesin e rindërtimit në vend.

Ai tha se puna ka vazhduar për këtë vazhdimisht ndërsa tha se banorët e Shijakut në dhjetor do futen në shtëpitë e tyre.

“Sot kishim planifikuar një seancë komunikimi për shëndetësinë po për fat të keq ministrja humbi babain dhe seancën do e zhvillojmë javën e ardhshme, dhe e pamë të udhës të fokusohemi te rindërtimi.

Për të folur për impaktin e programit në ekonomi.Projekt buxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë pasojat e tërmetit dhe tjetrën goditjen nga covid.

28 mld lekë për rindërtimin nga projekt buxheti dhe paralelisht është parashikuar dhe fondi në vazhdim prej 1.5 mld lekësh për bonus qeraje për ata që janë ende me qira deri sa të kenë shtëpinë. Deri në fillim të tetorit janë 70 mln dollarët të derdhura , bëhet fjalë për shtëpitë për të cilat shumë po marrin çelsat, të tjera janë në strukturat e shtëpive të tjera, shkollave , lagjeve të reja, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Qëllimi mbetet që shtëpitë të jenë më të forta e më të mira se ato që humbën.

Në Shijak, Laç, Durrës, dhe në Fushë-krujë kemi një pamje evidente të një punë që shtrihet përtej një rindërtimi mekanik, sepse bëhet fjalë për një rindërtim që lind nga një krizë për tu kthyer në një mundësi.

Jemi gati për firmën, pas marrëveshjes me emiratet e bashkuara, edhe për një marrëveshje të re për investime direkte në vendin tonë dhe sidomos në zonën e prekur.

Në Krujë, Vorë, Tiranë, Thumanë janë ndërtuar 850 shtëpi dhe 3 lagje të reja ashtu sikundër dhe një lagje të re , ose bllok pallatesh të re.

Në Shijak në fund të nëntorit , do përfundojnë të gjitha dhe të gjithë do hyjnë në shtëpi për vit të ri. Janë 13 kantiere në banesa individual dhe 6 të tjerë që do përfundojnë për dy tre muaj”, tha Rama.

Top Channel