Tërmeti në Izmir – Pas 91 orësh nxirret nga rrënojat 4-vjeçarja

03/11/2020 09:16

Një mrekulli tjetër ka ndodhur pas 91 orëve poshtë rrënojave të një pallati të shembur në tërmetit me madhësi 6,6 ballë sipas shkallës Rihter të 30 tetorit.

Vogëlushja 4-vjeçare Ajla Gezgin (Ayla Gezgin) u nxor poshtë rrënojave mes lotëve dhe duartrokitjeve nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Pastaj Ajla iu dorëzua në barelë ekipeve shëndetësore.

Ajla është e 107-ta nga personat që janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

Prefekti i Izmirit, Javuz Selim Këshger (Yavuz Selim Köşger) në profilin e tij në «Twitter» bëri këtë postim: “Dhe Ayla Gezgin u shpëtua e gjallë.”

Një mrekulli kishte ndodhur edhe dje (të hënën); 65 orë nga rënia e tërmetit ishte nxjerrë e plagosur nga rrënojat vogëlushja 3-vjeçare Elif Perinçek.

Top Channel