E premte, 18 Shtator 2020
18:46
“PërPuthen”/ Ana dhe Fatjoni në takim, djemtë nisin kritikat: E gjitha ishte e rreme…

Me kalimin e ditëve “PërPuthen” po bëhet edhe më dinamike.

18:44
Balla thirrje opozitës: Koha të votojmë Kodin Zgjedhor, listat do jenë 100% të hapura

​Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “ Facebook” për vendimin e marrë nga Këshilli Politik ditën e sotme për hapjen e listave të kandidatëve me 100%.

18:40
​Veliu akuzon ish-shefin e tij: Kurti nuk pranoi të ndalonte punën e kazinove në Karaçevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se shumë kazino në Karaçevë të Kamenicës janë ndërtuar në kohën e Qeverisë Kurti. Madje, sipas Veliut në kohën kur po udhëhiqte këtë ministri në qeverinë Kurti, kishte kërkuar nga Albin Kurti që të ndalojnë këtë veprimtari, por që i njëjti nuk kishte pranuar. Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, duke thënë se Veliu po gënjen.

18:40
Tërmeti i fortë shkund Greqinë!

Një tërmet i fortë është ndjerë në Greqi.

18:34
Nga porno tek femrat e preferuara, pedagogu zbulon “spiunin” që e vëzhgon gjithë kohën

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” ishte i ftuar pedagogu Rezart Prifti.

18:32
45 orë me vrap Prishtinë – Tiranë, Fikreti: Humba ndjenjat dy herë!

tleti nga Kosova, Fikret Shatri, ndërmori një nga sfidat më të vështira në jetë, të përshkonte me vrap rrugëtimin nga Prishtina deri në Tiranë.

18:30
Ish-mikja më e mirë e Kim Kardashian, 46 vjeç, “nxeh” rrjetin me foto nga shtrati

Mosha për Larsa Pippen është thjesht një numër!

18:25
Trump nuk do të jetë fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkak Covidi

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, për shkak të pandemisë së coronavirusit – e cila ka ndikuar në mënyrën e ndërveprimit mes udhëheqësve botërorë.

18:18
Paketa “Antishpifje” në Top Talk: Cukalli nuk na dëgjon njeri. Luarasi boll me fjalë, duhet një draft alternativ

Paketa “Anti Shpifje”, u iniciua thuajse një vit më parë nga qeveria shqiptare, për të shërbyer si një rregullator për median më së shumti atë online. Por miratimi i këtij ligji hasi kundërshti të shumta nga grupet e interesit dhe gazetarë të ndryshëm. “Top Talk” e riktheu edhe njëherë në vëmendje këtë paketë, e për ta trajtuar më gjerë këtë paketë, të ftuar ishin pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi dhe aktivisti Koloreto Cukalli.

18:15
​PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë pas hyrjes së trupave të ushtrisë serbe javë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Sipas kësaj partie, edhe pas këtij provokimi nga Serbia, qeveritarët nuk e kanë prishur komoditetin e tyre. Për çka thonë se do të duhej që ky incident të diskutohej në Bruksel dhe Uashington.

18:14
Erdogan: Tërheqja e mjetit eksplorues turk, tregon vullnetin e mirë drejt Greqisë

Vendimi për tërheqjen e plaformës detare turke të eksplorimit të naftës e gazit ilustron vullnetin e mirë të Ankarasë për zgjidhjen e çështjeve reciproke në Mesdheun Lindor, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

18:13
Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Kush është Erion Alibej, i arrestuar më parë bashkë me të vëllanë e vrarë për drogë

Policia e Elbasanit njoftoi më herët se ka kapur 34-vjeçarin Erion Alibej që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

18:06
Seuli padit kishën/ Kontriboi në përhapjen e coronavirusit, i kërkon 4 milionë dollarë dëmshpërblim

Zyrtarët lokalë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seuli, kanë njoftuar se do të kërkojnë 4 milionë dollarë dëmshpërblim nga kisha, për shkak të pengimit të përpjekjeve për përcjelljen dhe testimin e njerëzve me coronavirus.

17:58
Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.

17:49
Kremlini i konsideron “absurde” raportimet për gjurmë të Noviçokut në shishen e Navalnyt

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri tjera perëndimore thonë se është helmuar me agjent nervor, ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi.

17:45
Porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Arrest me burg për 34-vjeçarin (emri)

Policia e Elbasanit njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë kriminale të 34-vjeçarit Erion Alibej që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

17:41
Gafa e OFL! I dërgon formular shqiptarit të ISIS, vrarë në Siri

OFL i dërgoi formularin e justifikimit të pasurisë Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

17:38
Duka letër publike Ramës: Është momenti të përdorësh pushtetin tënd për t’i dhënë fund ngërçit në futboll

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama në lidhje ,me atë çfarë po ndodh me futbollin në Shqipëri.

17:37
Barka me emigrantë zbarkon në plazhin nudist britanik, plazhistët e zhveshur u ofrojnë pije të nxehta (foto)

Rreth 80 nudistë në plazhin e Hastings në lindje të Anglisë u surprizuan dje kur një barkë me 10 emigrantë nga Franca fqinje zbarkoi para tyre.

17:33
16 foto që tregojnë se bota ka akoma shumë për të na treguar

Mund të duket sikur bota nuk ka më gjëra të mahnitshme për të eksploruar.

17:32
Pas ndarjes Miley nuk “përmbahet”, shfaqet topless në Instagram (FOTO)

Pak kohë më parë Miley Cyrus i dha fund lidhjes me Cody Simpson.

17:27
Tiago, zyrtarisht lojtari i Liverpulit

Liverpul ka kompletuar nënshkrimin e Tiago Alkantaras nga Bajern Munih për shifrën e 27 milionë paundëve.

17:26
Koronavirusi i futi “frikën në palcë”/ Lojtarët e ekipit gjerman ruajnë distancën nga kundërshtarët dhe humbasin 37 me zero

Një ndeshje futbolli thuajse surreale është zhvilluar në Gjermani. Ekipi amator Ripdorf, i cili luan në një nga ligat amatore të futbollit gjerman, u “shkatërrua” duke u mundur me rezultatin 37-0, pasi lojtarët e saj ruanin distancën nga kundërshtarët sepse kishin dëgjuar që disa prej tyre ishin të infektuar me virusin korona.

17:19
Sondazhi zbulon dilemat e amerikanëve rreth vaksinës

Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, thanë se ata pa dyshim ose ndoshta, nuk do ta bënin vaksinën ndaj koronavirusit nëse do të ishte e disponueshme sot, ndërsa 51 për qind thanë se do ta bënin atë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore Pew, zhvilluar më parë gjatë këtij muaji. 49 për qind e amerikanëve të cilët anojnë drejt refuzimit përmendën si shqetësim kryesor efektet anësore të vaksinës.

17:18
Emri surprizë! Ja kë propozon Rama për postin e Komisionerit të Lirisë së Medias në OSBE

Burime nga OSBE Vienë i thanë Top Channel se kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

17:15
Tre të rinj dënohen me gjymtim gishtash për vjedhje në Iran

Irani njoftonte sot se ka dënuar tre të rinj me gjymtim të katër gishtave, për krimin e vjedhjes.

17:09
Ministrja Barjami në Uashington, merr mbështetje nga Banka Botërore

Në Uashington D.C, Ministrja e Financave Hykmete Bajrami bisedoi me Bankën Botërore për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

17:08
Erdoğan: Anija kërkimore e Turqisë do të vazhdojë misionin në Mesdheun Lindor

Anija e Turqisë për kërkimin e energjisë Oruç Reis do të kthehet në misionin e saj në Mesdheun Lindor pas përfundimit të punës së mirëmbajtjes, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton(AA).

17:05
Cakaj në Shkup, takime me Grubin dhe Dimitrov: Bashkëpunim politik për procesin e anëtarësimit në BE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Shkup, u takua edhe me dy Zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Nikola Dimitrov.

16:58
Infektoi të paktën 23 persona me virus në klubet e natës, rrezikon 10 vite burg ushtarja amerikane

Ushtarja amerikane Yasim Adil, është infektuar me COVID-19, e virusin vrasës ajo ja ka transmetuar edhe 23 personave në Gjermani, e për këtë rrezikon të dënohet me 10 vite burg, shkruan Daily Mail.

16:58
​8 viktima dhe 144 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore. Ndërsa janë shënuar 144 raste të reja.

16:54
Opinion: Ekstremistë të djathtë tek policia – Armiq të shtetit në uniformë

Sërish policia gjermane tronditet nga një skandal. Por reagimet nuk sinjalizojnë, se po merret seriozisht dimensioni i katastrofës nga politika dhe policia, mendon Hans Pfeifer.

16:52
SHBA/ Virusi që transmetohet nga mushkonjat kërcënon banorët në Michigan

Shteti federal Michigan në SHBA po lufton me një virus vdekjeprurës përveç COVID-19, virus ky që prek kuajt dhe mund të ketë infektuar një person.

16:47
SHBA-ja do të ndalojë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat në 48 orë

Platformat sociale, TikTok dhe WeChat do të ndalohen në tregjet amerikane të aplikacioneve nga dita e diel, përveç nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pajtohet për ndonjë marrëveshje të minutës së fundit.

16:42
PE: Pas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione europiane ndaj presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko, në të njëjtën kohë duke dënuar shtypjen e dhunshme të demonstruesve.

16:39
Pamjet satelitore nxjerrin zbuluar Kim Jong-un, ja s’e çfarë po përgatitet të bëjë (FOTO)

Pamjet e marra nga satelitët tregojnë për një aktivitet disi të dyshimtë në vendin e mbyllur të Koresë së Veriut.

16:33
Vendet e Kuintit bëjnë thirrje që të kundërshtohet çdo përpjekje për të zhvlerësuar Gjykatën Speciale të Kosovës

Ambasadorët e vendeve të Kuintit u kanë bërë thirrje të premten, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata Speciale), si dhe të sigurojnë që këta trupa të kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

16:28
Kapet në Rusi pedofili vrasës i dy bijave të vogla të së dashurës

Është kapur sot në Rusi pedofili i dyshuar për vrasjen e përdhunimin e dy vajzave të mitura të së dashurës së tij një ditë më parë, në ngjarjen qe shokoi vendin.

16:26
Tetë të vdekur, 144 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e V.

Tetë të vdekur, 144 të infektuar dhe 97 të shëruar, është bilanci i së premtes i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

16:26
Manastirliu dhe Spiropali në qendrën shëndetësore në Rrogozhinë: Rritje e konsiderueshme e pagave për të gjithë mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite

16:22
Thaçi i jep ‘Urdhrin e Lirisë’ presidentit Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e SHBA-së për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

16:13
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 125 raste te reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 125 raste te reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19.

16:08
Prishet statuja e peshqve “pornografikë” në Marok pas ankesave të vendasve se dukej si organ gjenital

Punonjësit në Marok morën sot levat e çekicët për të shkatërruar një statujë të kontestuar peshqish që ka shkaktuar një fushatë të gjerë talljesh e zemërimi në rrjetet sociale.

16:02
​VV tregon pse nuk e votuan rezolutën për dialogun, kërkon sërish votën e PDK-së për mocionin

Shefet e disa grupeve parlamentare janë duke zhvilluar një takim për ta harmonizuar rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, i cili nuk arrit të kaloj sot në seancën e Kuvendit meqë nuk kishte kuorum, kështu ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, por që nuk ka treguar se shefet e cilave grupe janë takuar.

15:49
Cikloni Janos godet Greqinë/ Dëme në ishujt e detit Jon. Rrezikohen edhe 50 refugjatë

Dëmet e para janë raportuar në Greqinë perëndimore si rezultat i ciklonit të rrallë mesdhetar që ka goditur rajonin, por për fat deri tani nuk ka pasur të lënduar.

15:41
Osmani, Gjykata Speciale/ Çon në Hagë kërkesën e Thaçit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka nisur një letër kryetares së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, letër Ekaterina Trendafilovas, rreth kërkesës së paraqitur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbi ndryshimet kushtetuese lidhur me mandatin e këtyre Dhomave që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale.

15:40
Kryqëzimi i rrezikshëm i Cërrikut/ Në rrugën me trafik të rënduar kalojnë edhe shumë këmbësorë, shumica fëmijë

I quajtur kryqëzimi i Cërrikut, ky është një nga akset më të rrezikshme të qytetit të Elbasanit.

15:34
5 pika kontrolli në Lezhë/ Policia hyn në banesa dhe lokale, ndalohen 3 persona të shpallur në kërkim

“Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit”, bën me dije Policia e Lezhës.

15:34
Mjekët: Të rrezikuar nga covid! Të infektuarit paraqiten pranë qendrave shëndetësore për mjekime

Pacientët me covid të cilët trajtohen nga mjeku i familjes shpesh shkojnë në qendra shëndetësore për të bërë serume, për analiza gjaku apo trajtime të tjera për shkak të pamundësisë për të paguar një infermiere tu shkojë në shtëpi. Por ai duhet të kalojë në të  njëjtin korridor me paciente te tjerë që shkojnë për probleme te tjera shëndetësore.

15:33
Kosovë/ ​4 viktima dhe 57 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

15:25
Në fshatin e domateve të “arta”/ Shëngjergji i Tiranës, banorët e kultivojnë varietetin autokton

Vetëm 40 km larg Tiranës kultivohet domatja e famshme e Shëngjergjit. Ky fshat ndodhet mbrapa Malit të Dajtit dhe atij me Gropa. Të gjithë banorët e kësaj krahine kultivojnë domaten e rralle autoktone. Fermerët e zonës thonë se me shijen e rrallë të kësaj domateje abuzojnë të gjithë tregtarët e zonës. Por kujdes domaten e Shëngjergjit ose ndryshe domaten e lartësive e gjejmë vetëm në tre muaj të vitit.

15:23
Dështon mbledhja e këshillit politik mes socialistëve dhe opozitës, rikthyer edhe tonet e ashpra

Socialistët erdhën në këshillin politik me propozime konkrete, që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.  Ata propozojnë listën e kandidatëve 100% e hapur dhe se Kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.

15:19
Al Bano, prapë ankesa/ S’më del pensioni 1470 euro!

“Me 1470 euro pension, nuk paguaj dot as kafetë e miqve”; Al Bano Carrisi i është rikthyer ankesave për pagesën, nje polemikë kjo e nisur kohë më parë, por që këngëtarin nuk e lë të qetë.

15:17
Hetim për “gjakmarrje dhe drogë”/ Atentati me bombë, merren në pyetje disa persona

Në vendngjarjen ku pak ditë më parë shpërtheu  në ecje automjeti me të cilin udhëtonte Preng Gjini nuk ka më gjurmë. Por gjurmët që prokuroria po ndjek për të zbuluar autorët e atentatit me të dëmtuar Gjinin,  janë mbi 27 kamera të siguruara deri më tani në të gjithë Tiranën si dhe  efektet e përplasjes me fisin Reçi.

15:15
NASA me detyrë të re/ Reklama kozmetike nga hapësira

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka shërbyer prej dy dekadash si laboratori më unik në botë, duke u kthyer në vendin e qindra eksperimenteve shkencore, e duke pritur një pas një ekuipazhet e astronautëve.

15:10
Zaev për vaksinën: Greqia e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zoran Zaev rrëfeu se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i gatshëm që Greqia të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën kundër Covid-19, me qëllimin që të përshpejtohet procesi.

15:05
Italia, zgjedhjet lokale/ Avancon ekstremi i djathtë

Të dielën dhe të hënën, në shtatë rajone të Italisë mbahen zgjedhjet lokale- testi i parë i madh elektoral ky për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit.

15:04
Meta kërcënon mazhorancën/ Presidenti: Po më shkarkuan, shpërndaj Parlamentin

Presidenti Ilir Meta iu rikthye deklaratave me ton kërcënues dhe ultimativ ndaj Edi Ramës të ngjashme me ato të protestës së 2 Marsit. Kreu shtetit nuk u kursye të përmend tog-fjalëshin grusht-shteti.

14:56
Pëllumb Pipero merr titullin “Qytetar Nderi” në Skrapar, pritet me lule e përqafime

Doktor Pëllumb Pipero u nderua sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në qytetin e Skraparit,vendi ku u lind dhe u rrit.

14:50
Tirana ndaj Young Boys/ Short i  vështirë në ‘play off’

Pengesa e fundit e Tiranës drejt fazës së grupeve në Ligën e Europës do të jetë Jang Bojs.

14:40
Reagime të ashpra/ Ndalohet interneti në Bjellorusi

Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për mbylljen e internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale “të manipuluara” muajin e kaluar.

14:40
Ambasadorja e SHBA-së: Meta dhe Ruçi të punojnë urgjentisht, Gjykata Kushtetuese të funksionojë para mbarimit të 2020

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë thirrje Presidentit ilir meta dhe kryetarit të Kuvendit gramor Ruci që të punojnë urgjentisht që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në fund të vitit 2020.

14:30
Fotot/ Ambasadorja e SHBA-së sjell momente nga vizita e saj në Sarandë: Një ambient më i pastër e bën qytetin më tërheqës

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim gjatë vizitës së saj në Sarandaë ka zhilluar shumë aktivitete, ndërsa u takua me aktivistë dhe qytetarë.

14:25
Të dënuar për propagandë me qëllime terroriste, kush janë 4 personat që OFL u kërkon të deklarojnë burimin e pasurisë

Astrit Tola, Orion Reçi, Shkëlzen Dumani dhe Saimir Alimehmeti janë katër personat që do u duhet të deklarojnë pasurinë e tyre për llogari të Operacionit Forca e Ligjit.

14:23
Viti i ri hebre/ Izraeli “feston” në karantinë

Në kohën kur nisi Viti i Ri hebre, Izraeli po hyn në një izolim të dytë mbarëkombëtar.

14:14
Detaje të reja/ Vrasja e Bujar Çelës sinjalizim për vëllanë e shumëkërkuar, Talo Çela

Prokuroria e Elbasanit  pasi ka kryer verifikimet dhe ka pyetur të afërm të Bujar Çelës është bindur se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt apo mosmarrëveshje personale.

14:03
Cakaj takon Zaev: Maqedonia e Veriut do të mbështesë Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

13:56
Me filxhanin e kafes në dorë/ Top Channel siguron pamjet para dhe pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës në Bradashesh

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar fotot e momentin të vrasjes së vëllai të Talo Çelës, Bujar Çela, teksa pinte kafe në një lokal në Bradashesh.

13:47
Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: PD kërkon qiqra në hell, kërkon ekspertizë kur s’ka strukturë

Përfaqësuesi i mazhorancës,  Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik ka thënë se PD kërkon qiqra në hell dhe duan të hedhin në erë këtë proces.

13:39
“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Operacionalja ‘blindojnë’ vendin/ Masa për parandalimin e krimit, arrestohen 9 persona

Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

13:36
Afrikë, 174 viktima dhe mbi 8 mijë raste të reja me Covid-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 389 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

13:33
Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari e revoltuar: PS të reflektojë mbi këto propozime të fëlliqura

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur e revoltuar pas mbledhje së Këshillit Politik ka thënë për mediat se nuk i pranon propozimet e PS-së të paraqitura sot nëpërmjet një drafti.

13:24
Deputetja e AAK-së-Vjosa Osmanit: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e sotme plenare ka replikuar me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

13:18
Veliaj pret grupin parlamentar francez të miqësisë Francë-Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në takim grupin parlamentar të miqësisë Francë-Shqipëri, me të cilët bisedoi rreth shtimit të marrëdhënieve në fushën ekonomike, të teknologjisë së informacionit dhe fuqizimin e rinisë.

13:17
Turqia kryen stërvitje detare në Mesdheun Lindor

Forcat turke të enjten kryen stërvitjen tokësore dhe ajrore mbrojtjese nga zjarri në Mesdheun Lindor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

13:10
‘Organizëm seksual…’/ Petrit Vasili bëhet ‘lëmsh’ pas bojkotit të Këshillit Politik

Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili duket se e kanë tradhtuar mendimet duke ngatërruar fjalët teksa fliste për mediat pas bojkotit të Këshillit Politik.

13:05
PD bojkoton mbledhjen! Nuk pranon diskutimet mbi draftin e paraqitur në Këshill nga PS-ja

Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Politik duke thënë se nuk është dakord me draftin e dorëzuar në këshill nga Paria Socialiste.

12:55
Lajme në dashuri! 3 shenjat e horoskopit që do kenë të reja

Yjet premtojnë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale, veçanërisht për 3 shenja të horoskopit.

12:51
Kosovë/ Likaj: Janë marrë të gjitha masat për fillimit të vitit të ri akademik

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot për të diskutuar për gjendjen në arsim dhe fillimin e vitit të ri akademik.

12:36
Mbledhja e Këshillit Politik/ Opozita dorëzon kërkesën për ekspertizën e OSBE-ODIHR-it

Opozita në Këshillin Politik ka dorëzuar kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR-it.

12:33
Pogradeci, qyteti i 40 filmave/  Edicioni i 10 i festivalit të kinematografisë dhe kulinarisë

Është mbyllur në Pogradec edicioni i 10 i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë.

12:33
Afrika në luftë me Covid-19/ 41 mijë punonjës të shëndetësisë me koronavirus

Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në kontinentin e Afrikës 41.000 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).

12:26
“Kadastra e Sarandës na zvarrit”/ Banorët e Nivicës: Tokat na i ka njohur Gjykata e Lartë         

1005 banorë të fshatit Nivicë në bregdet vijojnë të mos kenë ende certifikata pronësie për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501.

12:23
Pakti i Washington-it/ Kosova, medalje për Trumpin

Kosova do t’i japë presidenti amerikan Donald Trump nderimin më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

12:16
Drejtuesja e BKH thirrje për aplikime si hetues në ‘FBI-në’ shqiptare: Duam më të mirët…

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj (Hajnaj), ka bërë thirrje për aplikimet për pozicionin e lirë të Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

12:13
Jo më larg se 1 mijë metra nga shtëpia/ Fillon në Izrael karantina trejavore kundër Covid-19

Sot në Izrael fillon zbatimi i vendimit për karantinë 3 javore për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

12:03
Botë koronavirusi/ Infektimet kapërcejnë shifrën 30 milionë

Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti Johns Hopkins me seli në Shtetet e Bashkuara.

12:00
Antarësimi në BE, Presidenti: Shqipëria s’do të sakrifikojë as për kokën e Metës e as Ramës

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit të ditës së sotme me gazetarët preku edhe çështjen shumë të diskutuar të plotësimit të kushteve për të hyrë në BE.

11:58
Mbledhja e Këshillit Politik/ Zbardhet Drafti i PS-së: Lista e kandidatëve 100% e hapur…

Është publikuar përmbajtjen e draftit që ka dorëzuar përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri në Këshillin Politik referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

11:58
Dialogu Kosovë – Serbi/ Gjermania: Të ketë ujdi gjithëpërfshirëse

Gjermania pret që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të prodhojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila të rregullojë të gjitha çështjet mes dy vendeve, të hapë perspektivën e tyre evropiane dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

11:50
Marrëveshja e detit/ Meta: Nuk mbaj qëndrime të dyfishta duke minuar, të respektohet Gjykata Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta në lidhje me çështjen delikate të marrëveshjes së detit tha se ka dërguar një kërkesë zyrtare për detyrimet që ka presidenti për një çështje të tillë, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.

11:48
Nazare prej datës 21 shtator/ Seriali i ri në Top Channel, nga e hëna në të shtunë ora 10: 00

Nazare është një forcë e natyrës. Një vajzë e re, e fortë dhe e vendosur që do të shpëtojë jetën e nënës, të cilës i duhet një operim i shtrenjtë.

11:47
Dokumenti/ Jep dorëheqjen kreu i KQZ-së, Klement Zguri

Kreu i Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

11:44
Vakancat në Kushtetuese/ Meta-KED-së: Cilët po vonojnë procesin, do të mbajnë përgjegjësi…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, pasi i drejtoi letrës, duke thënë se KED vetë ka problematika.

11:40
FOTO/ Shumë pranë insekteve, fotografi dhuron spektakël me një aparat celular

Një artist indonezian ka provuar aftësitë e tij në të fotografuar duke fokusuar insekte e më pas duke zmadhuar imazhin e përftuar.

11:39
Ligj për Presidentin/ Meta ngre tonet kundër mazhorancës: Ta provojnë të më shkarkojnë, nëse duan të shpërndajë Parlamentin!

Presidenti Ilir Meta i pyetur rreth nismës së mazhorancës për të krijuar një ligj për Presidentin dhe kufizimet e tij, ka ngritur tonet duke thënë se nuk ka ligj-antikushtetues që kufizon presidentin.

11:34
Rikthimi i shqiptarëve që qëndrojnë në kampet e Sirisë, Meta: Çështje shumë sensitive

Presidenti ilir Meta gjatë takimit me gazetarët tha se çështja e  rikthimit të shqiptarëve që jetojnë në kampet e tmerrshme të “Al Hol” në Siri është shumë sensitive dhe se shpreson që të rikthehen sa më shpejt ata që janë atje.

11:24
Zgjerohet harta e infektimit, 3 raste të reja me Covid-19 në Universitetin e Vlorës

Vijon të rritet numri i rasteve të reja më Covid-19 në Vlorë.

11:23
A do japësh dorëheqjen për një post të rëndësishëm në qeveri? Përgjigjet Meta: Do mbaj premtimin…

Presidenti Ilir Meta duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ai është i gatshëm të lërë Presidencën për të marrë një tjetër post të rëndësishëm në qeveri pas zgjedhjeve të ardhshme, ka thënë se do të mbajë premtimin e bërë më parë.

11:14
Takimi në Bruksel/ Palët përplasen për asociacionin

Takimi i së enjtes në Bruksel i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit i ka përplasur palët për çështjen e asociacionit.