Goditet grupi që trafikoi 45 ton kokainë/ 45 të arrestuar nga operacioni i Europol, sekuestrohen 37 avionë dhe 70 makina luksoze

29/11/2020 19:59

Rreth 13 milionë euro të sekuestrura, 45 të arrestuar, kontrolle në 180 shtëpi, sekuestro të 37 avionëve dhe 70 makinave luksozë.

Ky është bilanci i një operacioni antidrogë të koodrinuar nga Europol, dhe që përfshiu policinë e disa shteteve, si Brazil, Portugali, Belgjikë, Holandë,  Spanjë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mëngjesin e 27 nëntorit, mbi një mijë forca policore të këtyre vendeve, më mbështetje të Europol, goditën këtë grup të strukturuar kriminal profesionistësh.

Investigimi nisi, pas dyshimeve se ky grup ndërkombëtar i trafikimit të lëndëve narkotike, ishte përgjegjës për importimin e të paktën 45 ton kokainë në portet kryesore të Europës, dhe kjo vetëm në një vit. Përfitimet në vlerë monetare nga ky trafikim, tejkalojnë rreth 100 milionë euro vetëm në harkun kohor të gjashtë muajve.

Droga dyshohet se transportohej nga Brazili me destinacion vendet evropiane. Ky grup, që Europol, e ka quajtur Sindikata kriminale, kishte kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e drogës në Brazil, dhe në vendet e tjera të Amerikës së Jugut, të cilat ishin përgjegjëse për përgattje dhe dërgesat e kokainës në kontenierë detarë të lidhur me portet kryesore të Europës.

Shkalla e importit të kokainës nga Brazilin në Europë, nën kontrollin dhe komandën e tyre, sipas Europol është masive dhe mbi 52 ton kokainë u kapën nga policia gjatë hetimit.

Hetimi nisi në prill të këtij viti, kur Europol, mblodhi të gjithë vendet e përfshira në këtë trafik droge, dhe krijuan strategji të përbashkët për të rrëzuar të gjithë rrjetin e trafikimit të kokainës, të quajtur Encrochat.

Top Channel