Në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan është vendosur tashmë pema e krishtlindjes, e cila është një dhuratë nga qyteti Kovevje, në Slloveni.

Pema e Krishtlindjes do të inaugurohet zyrtarisht më 11 dhjetor dhe do të mbetet e dekoruar në shesh deri në fund të sezonit të festave të fundvitit.

Për ambasadorin e Sllovenisë në selinë e shenjtë bëhet fjalë për një gjest simbolik, pasi pema sllovene mbërrin në Shën Pjetër, në përvjetorin e 30-të të referendumit dhe vendimit për t’u bërë një vend i pavarur dhe sovran. Ndaj, thotë Jakop Stunf, nga ky këndvështrim është ky një rast shumë i mirë për të prezantuar veten, për të prezantuar Slloveninë si një vend i gjelbër në sytë e të gjithë botës.

Në shumë vende dhe qytete të tjera të botës, pemët e Krishtlindjeve janë vendosur dhe ndriçuar tashmë, një dëshmi kjo e dëshirës së shtuar për normalitet në një kohë të vështirë si kjo e pandemisë globale, nëpër të cilën po kalojmë…

 

Top Channel