Shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren, historiania: Duhet të hiqen!

30/11/2020 13:33
Shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Historiania Eleni Kocaqi e ka quajtur karikaturë në “Shqipëria Live” shtatoren e Heroit Kombëtar Skënderbeu, të vendosur në mes të Prizrenit me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas saj, shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit duhet të hiqen sepse kanë dëmtuar shumë figurën e tyre.

Mjekra shumë e gjatë, shtati shumë i dobët, mjekra e kthyer në atë mënyrë. Nëse do të krahasojmë Skënderbeun në Shqipëri, aty kemi një Skënderbe si të lodhur të plakur. Dëmton imazhin historik të figurave, duken më shumë si karikatura dhe jo skulptura, duhet të hiqen nga aty dhe të vendosen me një grup pune”, tha ajo.

Tema e sotme në emision erdhi pas shumë reagimeve nga qytetarët apo ekspertët për skulpturën që kushtoi plot 70 mijë euro.

Top Channel