Vizitë te Babagjyshi… Londër, tani në mënyrë virtuale

30/11/2020 12:02

Me pandeminë e koronavirusit që po ndryshon mënyrën se si njerëzit po i presin Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve, një çift në Londër ka gjetur një mënyrë për të përhapur pak gëzim festash në mënyrë të distancuar duke shndërruar një dhomë, në apartamentin e tyre në shtëpinë e babagjyshit dhe duke krijuar një website ku prindërit mund të prenotojnë telefonata me plakun me mjekër të bardhë.

Madeleine e ndërmori nismën bashkë me të shoqin, Fredin. Ajo thotë se ideja i kishte ardhur që në gusht pasi nipat dhe mbesat e saj filluan të pyesnin se si babagjyshi do të vepronte në kushtet e pandemisë dhe a do të mund ata ta shihnin këtë vit.

Kjo – rrëfen ajo – na bëri të mendonim se si mund ta zgjidhnim problemin për ta dhe nëse do të mund të përdornim video-telefonatat apo diçka të ngjashme për të bërë bashkë familjet që mund të mos mund të jenë pranë njëra tjetrës në këto kushte.  Dhe gjithçka mori jetë më 28 nëntor.

Video-telefonatat do të vazhdojnë çdo fundjavë deri më 24 dhjetor. Dhe deri më tani, babagjyshi ka marrë më shumë se 500 prenotime.

Top Channel