Patriotë, jo vetëm në ditët e festave/ Të rinjtë japin një tjetër mesazh, mbjellin pemë, pastrojnë plehrat e ndihmojnë familjet në nevojë 

29/11/2020 19:55

“Patriot je dhe kur kujdesesh për vendin tënd dhe jo vetëm për festa dhe kur luan kombëtarja” me ketë moto dhjetëra të rinj në Shkodër, vendosen që për 28 dhe 29 Nëntor të japin një tjetër mesazh.

Fillimisht  ata pastruan nga mbeturinat, brigjet e pikës turistike në Zogaj.

Me pas të rinjtë, kryen mbjelljen e dhjetra pemëve në malin e Taraboshit, aty ku gjatë stinës së verës u shkrumbuan disa hektarë pyje si dhe dhuruan për familjet në nevojë të qytetit.

Top Channel