Tenori Ramë Lahaj

Kryeministri i vendit, Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me notat e këngës “Për ty atdhe”, e rikompozuar nga tenori shqiptar nga Kosova Ramë Lahaj.

Rama është akoma në atmosferën e festave të 28 dhe 29 nëntorit. Më këtë këngë ai ka uruar një javë të mbarë për të gjithë shqiptarët.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë këngë të dashur ju uroj një javë të mbarë, pa harruar asnjë çast të mbroni shëndetin në këtë kohë kaq sfiduese”, shkruan Rama.

Tenori nga Kosova, Ramë Lahaj, me rikompozimin e këngës “Për ty atdhe”, ka sjellë një dhuratë të çmuar për mbarë kombin shqiptar në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me anë të klipit ai pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare.

Top Channel