Tirana feston Natën e Bardhë, por brenda rregullave. Ja këngëtarët që do dhurojnë emocione

29/11/2020 19:05

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjellë një koncert, por sigurisht duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid 19.

Por këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, Ëest Side Family dhe Stine me hitet e tyre.

Koncerti ka nisur në orën 18:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, do transmetohet Live në Facebook-un si dhe në kanalin Youtube të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kështu që shijoni një Natë të Bardhë ndryshe, por me plot emocione të veçanta këtë vit.

Top Channel