Arsenali vazhdon paraqitjen negative, mposhtet edhe nga Wolves

29/11/2020 22:42

Arsenali ka pësuar disfatë edhe në xhiron e dhjetë të kampionatit anglez, Premier League duke u mposhtur si vendas nga Wolwerhamton Ëonderers me rezultat 1-02, përcjell KosovaPress.

Tre golat e ndeshjes u realizuan brenda 45 minutave të para. Mysafirët e gjetën golin e epërsisë në minutën e 27’ Netos, por shifrat u barazuan pas vetëm tre minutave me anë të golit të Gabriel pas asistimit të Willian.

Por, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, mysafirët e rikthyer epërsinë përmes Podence.

Pas dhjetë ndeshjeve, Arsenali ka vetëm 13 pikë dhe renditet në vendin e 14, kurse Wolverhamptoini ka gjithsejtë 17 pikë në vendin e gjashtë.

Top Channel