Vrasja e Ridvan Hysenit/ Mbetet në burg Milkjor Gjoka, mohon akuzat: Nuk kam lidhje me krimin, rastësisht në vendin dhe kohën e gabuar

30/11/2020 13:14

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën “arrest me burg” shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor neë vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni në fshatin Mushan të njesisë Dajç.

Ndërkohe gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitaret Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi të arrestuar për “moskallëzim krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46 vjeçarit.

Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën detyrim paraqitje për dy dëshmitarët ndërsa për Milkjor Gjokën organi i akuzës kërkoi arrest me burg, masë të cilën e dha gjykata.

Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjoka tha se ka qene rastësisht në vendin e ngjarjes, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani.

Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese por gjykata vendosi “arrest me burg”.

Kujtojmë se për dy vëllezërit; Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, të dy banorë në fshatin ku ndodhi vrasja, mëngjesin e së shtunës, ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, kanë vrarë me kallashnikov, Ridvan Ramazanin.

Dyshimet janë, se autorët janë konfliktuar me djalin e viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën.

Por disa orë më pas, autorët e ekzekutuan Ridvan Ramazanin, me breshëri plumbash në automjetin e tij.

Top Channel