Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, ndodhet në telashe me policinë angleze për shkelje të rregullave të karantinës.

Është e përditshmja The Sun, të cilës i referohet Top Channel, që në faqen e parë sot ia dedikon Rita Orës me titull “Rita festë duke ia hedhur Covid-it, 30 miq për 30 vjetorin”.

“Këngëtarja shmangu kufizimet duke mbajtur një festë për 30 vjetorin në një kohë kur kryeministria edhe njëherë tjetër kërkoi nga qytetarët të mos të thyejnë rregullat e karantinës në luftë me virusin. Por më shumë se 30 persona besohet të kenë marrë pjesë në festën glamoroze të Ritës të Shtunën në restorantin Casa Cruz në lagjen Notting Hill në lindje të Londrës. Mes te ftuarve ishin modelet Cara dhe Poppy Delevingne. Motra e saj Elena, u pa duke hyrë nga dera e pasme e restorantit” shkruan The Sun.

Në këtë artikull tregohet se ndërkohë që festa vijonte, policia shkoi në këtë restorant. Oficerët e policisë u fotografuan duke parë nga dritaret duke tentuar hapjen e derës që kishte si mburojë rojet e sigurisë.

Qeveria angleze ka ndërmarrë një mbyllje totale që prej 5 Nëntorit deri me 2 Dhjetor duke tentuar shmangien e grumbullimeve.

Ata që e thyejnë këtë rregull ndeshen me gjoba të rënda.

Policia Metropolitane i tha The Sun se “Policia u njoftua rreth orës 21:10 të së Shtunës pas një raportimi se po thyheshin rregullat anti-covid”.

Top Channel