E premte, 21 Gusht 2020
14:33
FOTO/ Po ju, si jeni me vapën? Wanda Nara “freskon” Instagramin

Partnerja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me fotot që publikon. Bukuroshja argjentinase, ka publikuar një foto shumë seksi sot.

14:16
8-vjeçarja gjendet e pajetë në vaskë/ E rëndë, akuzohen i ati i saj dhe njerka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Amerikën, pasi një baba dhe bashkëjetuesja e tij akuzohen për vrasjen e vajzës së mitur.

14:08
Për ndryshimin e llogarive bankare/ Tatimet, një afat i ri

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit pёr ndryshimin e llogarive bankare me probleme, pёr përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, ёshtё data 31.08.2020.

14:04
Pacientët me Covid-19, keqpërdoren të dhënat e tyre personale?

Kohët e fundit, vërehet një shqetësim në rritje i qytetarëve lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, si dhe për sigurinë dhe ruajtjen e konfidencialitetit të tyre.

14:01
Foto/Trendi i ri në Instagram, rroba banje ‘kokëposhtë’

Pikërisht atëherë kur menduat se kjo verë nuk mund të jetë më karakteristike, ata që e janë në plazh, janë siguruar të vendosin një trend të ri, rroba banje ‘kokëposhtë’.

14:00
Çfarë ndodhi? Misteri i mbytjes së 17-vjeçares/ I riu i martuar në Angli, del ekspertiza (Detaje të reja)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Velipojë, ku 17-vjeçarja Enida Doda doli e pajetë nga deti, teksa bënte xhiro me motor uji nën shoqërinë e 25-vjeçarit Indrit Bajraktari.

13:53
“Me babon”, Gaz Paja ndan momentin e veçantë me të atin

Aktori i humorit Gaz Paja ka ndarë një moment mjaft të veçantë në rrjetet sociale.

13:45
Takimi në Washington, Vuçiç: Mund të shtyhet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se takimi mes Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në 2 shtator në Washington të Shteteve të Bashkuara, mund të shtyhet.

13:40
Zjarre në Kaliforni/ U shkaktuan nga 11 mijë rrufe (FOTO)

Dhjetëra zjarre të mëdha po digjen në Kaliforni, duke vënë në pikëpyetje aftësitë e zjarrfikësve të atij shteti.

13:36
Ideja më e re! Gjermani, “Covid rock” për të studiuar përhapjen e koronavirusit

Një mënyrë për të kuptuar më mirë mënyrën e përhapjes së Covid-19? Koncertet Rock .

13:34
Gjilani nis fushatën sensibilizuese “Vendose maskën, shpëto jetën”

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot aktivitetin “Vendose maskën, shpëto jetën”, ku janë të angazhuar të rinjtë e shkollave të mesme dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare, në shpërndarje të maskave dhe vetëdijesim të qytetarëve për masat mbrojtëse anti-Covid-19.

13:32
Kosovë/ Studentët kërkojnë hapjen e bibliotekave

Me moton “Pse kafet po e bibliotekat jo”, Lëvizja studentore Studim, Kritik Veprim përmes një aksioni simbolik ka reaguar ndaj vendimeve të qeverisë rreth mbylljes së bibliotekave, për shkak të pandemisë.

13:29
Mitrovica rikthen vendimin që e diela të jetë pushim për bizneset

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që ta anuloj vendimin që bizneset të kenë ditë pushimi të dielën.

13:22
Rriten tranzitet nga porti i Durrësit drejt Kosovës

Nga porti i Durrësit drejt Kosovës janë transportuar 5,764 tonë mallra më shumë, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2019-s.

13:14
58 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë me COVID-19. Prej tyre 43 janë me oksigjenoterapi dhe 16 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

13:07
Zgjedhjet e duhura në epokën e revolucionit teknologjik

Ndërkohë që teknologjia evoluon me hapa marramendëse, pajisje që dikur ngjanin si material për filma futuristikë, sot po përdoren nga miliona njerëz në planet me rezultate që tejkalojnë pritshmërinë.

13:05
Shkup, shqiptarët marrin edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së kanë mbështetur marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit dhe kanë konfirmuar kandidatët për kabinetin qeveritar që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev.

13:00
Superliga e Australisë zgjedh formacionin e sezonit, Besart Berisha në krye të sulmit

Superliga e Australisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2019/20, ku pjesë e tij është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.

12:49
Ishte kthyer në makth që s’kishte fund/ Shërohet italiani, negativ pas 28 tamponësh

Covid-19 u kthye në një makth që s’kishte fund për Marco Carrara nga Albino në Itali.

12:41
Historia e çuditshme e peshkaqenit të Groenlandës, vertebrori më jetëgjatë i planetit!

I ngadaltë, me një gojë të futur që nuk e zbut aspak pamjen e tij të pafat dhe parazitët që shpeshherë i mbulojnë sytë, peshkaqeni i Groenlandës, dikur shumë i kërkuar për vajin e mëlçisë së tij, sot është një specie të cilën peshkatarët kërkojnë ta shmangin.

12:37
Shëtitorja pa aromë deti/ Në hyrje të Taulantias në Durrës vjen era ujëra të zeza

Një vit pas përfundimit të investimit të Bankës Botërore për shmangien e shkarkimit të ujërave të ndotura përgjatë shëtitores bregdetare “Taulantia” deri në Currila, ende ka ujëra që derdhen të papërpunuara në Adriatik.

12:31
Maqedonia e Veriut drejt 3 mijë rasteve aktive me koronavirus! Këto janë qytetet më të prekura

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë rastet aktive me koronavirus.

12:28
“Mos bëni shpesh skaner për Covid-19, rrezikoni leucemi”/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, thirrje qytetarëve

Përmes një statusi në Facebook, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përsëritjen e shpeshtë të CT-skanerit për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi.

12:20
Sherr në Sarandë/ Konfliktohen me sende të forta 4 persona, 2 prej tyre bien në pranga

Pas një konflikti për motive të dobëta, policia ka vënë në pranga dy persona, banues në Sarandë.

12:11
Ardian Dvorani, kërkesë për t’u rikthyer në detyrë

Ardian Dvorani ka bërë kërkesë për t’u rikthyer si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

12:05
“Franca ka treguar fytyrën e saj të vërtetë”/ Krimet kundër njerëzimit, flet Presidenti i Algjerisë

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, tha se Franca ka treguar fytyrën e saj të vërtetë me krimet kundër njerëzimit që ka kryer në periudhën koloniale.

11:49
Helm në filxhanin e çajit? Armiku i Putinit në koma! E kërkon Gjermania, por Rusia s’e lëshon

Gjermania nisi një avion-ambulancë për të marrë në Berlin nga Siberia liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome pas helmimit një ditë më parë.

11:42
OBSH për Evropën: S’ka nevojë për masa izolimi shtesë!

Ndonëse e ka paralajmëruar vazhdimisht rrezikun e përhapjes së koronavirusit, OBSH thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme.

11:36
Sllovenia “bllok” Kroacisë/ Kush vjen prej andej, izolim!

Në mesin e frikës së koronavirusit, Sllovenia vendosi që udhëtarët të cilët hyjnë në territorin e saj nga Kroacia, të vetizolohen për 14 ditë.

11:30
Rusi, shkon në afro 947 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në afro 947 mijë ndërsa bilanci i viktimave ka kaluar shifrën 16 mijë.

11:27
Një tërmet 6.9 ballë godet Indonezinë!

Një tërmet me fuqi prej 6.9 ballë ka ndodhur sot në mëngjes në brigjet e provincës Lindore Nusa Tenggara të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit.

11:24
Akuzat për mashtrim, ish-këshilltari i Trumpit nuk pranon fajësinë

Steve Bannon, ish-këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, nuk ka pranuar fajësinë për akuzat e mashtrimit të lidhura me një fushatë të mbledhjes së fondeve në internet për ndërtimin e një muri në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës.

11:16
Digjet një shtëpi në Maliq/ Shkak rrjedhja e gazit, në banesë kishte 3 bombola

Një banesë është përfshirë nga flakët në Maliq.

11:09
Shahini: Gjithpërfshirja prioritet i MASR, licensuam për herë të parë mësuesin ndihmës

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka bërë një postim në rrjetin e saj social, Facebook, në lidhje me mësuesin ndihmës, figurën e të cilit e vlerëson si një pikë kyçe në avancimin e prioritetit të gjithpërfshirjes të MASR.

10:43
James Belushi, aktori me origjinë shqiptare: Kanabisi do ta shpëtonte tim vëlla

James Belushi është aq pro kanabisit sa thotë se vëllai i tij, John-i do të ishte ende gjallë sot po të kishte përdorur marijuanën.

10:34
Rrëmbim, vrasje dhe drogë/ OFL “troket” në Tropojë, këta janë 5 “të fortët” që u kërkohet burimi i pasurisë

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.

10:27
Ethet e arit në Australi/ Kërkuesit gjejnë 2 copa gjigante floriri me vlerë qindra mijëra dollarë!

“E pranoj se ishte edhe pak fat që shkuam aty; ishte tokë e paprekur, s’e kishin gërmuar”, Ethan West, njëri prej dy kërkuesve të arit që kanë përfunduar në titujt e parë të gazetave e përshkruan me këto fjalë zbulimin e tij dhe Brent Shannon-it, zbulim që i bëri të famshëm dhe të pasur!

10:22
“Nëna më e keqe”/ Britanikja la vetëm vajzën që ishte duke vdekur dhe shkoi në pub!

E gjithë Britania flet për të; e kanë quajtur “nëna më e keqe”!

10:16
Shtohen “milionerët e vegjël”, sa individë kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë

Janë rreth 12.3 mijë individë që kishin të ardhura vjetore me shumë se 2 milionë lekë në vitin 2019, ose rreth 167 mijë lekë në muaj.

10:10
“Bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar”/ Mjeku apel qytetarëve: Mbro veten, mbro të tjerët”

Përmes një apeli të fortë, mjeku Gerond Hysi u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ta vendosin maskën në ambientet publike, si një mënyrë kjo për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.

10:02
Shkon mbi 12 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë tashmë ka shkuar mbi 12 mijë.

09:59
Kosovë/ 20 gra me COVID-19 kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 20 gra shtatzëna kanë rezultuar pozitive.

09:55
Zyra e kryeministrit Hoti: S’ka shtyrje të takimit të 2 shtatorit në Uashington

Pas raportimit të mediave se takimi i 2 shtatorit, i parashikuar të mbahet në Uashington mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë u anulua, nga zyra e kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti është mohuar një gjë e tillë.

09:46
Në luftë me virusin/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.204 vdekje, në Indi 983 ndërsa në Meksikë 625.

09:42
Finalja e Europa League! Inter apo Sevilla? Cili do ta ngrejë kupën

Inter dhe Sevija do t’i japin jetë sot në mbrëmje finales së Europa Ligës, një përballje e cila do të nisë në orën 21:00 në Rain Energie Station të Këlnit me bindjen se mes dy favoritëve nuk ka asnjë që të ketë avantazh në ndeshjen e fundit.

09:33
Apel nga studiuesit: Shmangni këtë veprim me kondicionerët, që të mbani larg koronavirusin

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin me Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

09:29
Plagosje me armë në një lokal të Pogradecit, autori largohet me shpejtësi/ Policia në ndjekje!

Në mesnatë, një plagosje me armë zjarri ndodhi në një lokal të Pogradecit.

09:22
Lojëra fati dhe mosrespektim i masave antiCovid/ Një i arrestuar dhe 2 gjoba njëmilionëshe në Maliq

Një person është arrestuar në flagrancë në Maliq, pasi ushtronte në lokal aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

09:16
Aksident te kryqëzimi i Blinishtit në Lezhë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur te kryqëzimi i Blinishtit në Lezhë.

08:08
Aksident në Krujë, plagosen 6 femra që udhëtonin në një makinë

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Krujë në Derven rreth orës 00:10, ku një aksident tip “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen me iniciale O.S.

07:54
‘Trump e ka futur Amerikën në errësirë’- Biden pranon nominimin e demokratëve dhe hedh akuza të forta ndaj presidentit

Joe Biden ka pranuar nominim e demokratëve për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 3 nëntorit.

07:33
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

07:17
Tensione të forta me Greqinë, Turqia jep njoftimin se ka gjetur gaz në Detin e Zi

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur, Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi. Sipas autoriteteve turke janë gjetur burime të konsiderueshme gazi, një zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters.

07:05
Foto/ Kalifornia përfshihet nga zjarre masive

Disa dhjetëra zjarre të mëdha vazhduan të enjten në Kaliforni duke duke vënë në pikëpyetje aftësitë zjarrfikëse të atij shteti. Zjarret thuhet se janë shkaktuar nga një varg me rreth 11 mijë rrufe që goditën atë vend gjatë ditëve të fundit.

06:48
Covid-19/ SHBA-ja dhe Brazili, qendra të përhapjes së koronavirusit

Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që vendet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja.

06:26
Studimi/ Përhapja e koronavirusit, avantazhohet nga ajri i thatë

Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë dalë në përfundimin se lagështia e ajrit influencon në përhapjen e koronavirusit. “Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë grimcat e lëshuara nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm,” thotë Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig.

05:59
Lëngjet e gjelbra më të shëndetshme, recetat e thjeshta

Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat. Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.

05:28
Çaji i hudhrës/ Koncentrati natyral për zemrën dhe mushkëritë

Hudhra ka një vend të pazëvëndësueshëm në kuzhinën shqiptare. Ajo përdoret gjërësisht në salca, supa dhe gatime të tjera. Hudhra ka fituar një vëmendje të madhe në përdorimet kundër infeksioneve, kolesterolit, tensionit të gjakut dhe mbrojtjes së përgjithshme që i ofron organizmit. Gjithsesi, hudhra i ofron këto përfitime kur konsumohet pa e tepruar. Çaji i hudhrës është një instrument ideal për të marrë prej saj përfitimet maksimale.

05:07
Vlerat mirëbërëse të Vitaminës E, ushqimet ku gjendet

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme. Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci. Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.

04:46
Shtrëngimet e stomakut/ Çfarë ndodh dhe ç’ka duhet konsumuar

Dhimbjet e stomakut mund të godasin për shume arsye. Por në kohët me ndryshime të mprehta të temperaturave ato bëhen më të shpeshta dhe më të rënda. Arsyet janë nga më të ndryshmet dhe kalojnë nga helmimi ushqimore dhe deri tek problemet kronike.

04:25
Izraeli kërkon reformimin e misionit të KB-së në Liban

Izraeli ka kërkuar që forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban të reformohet, duke e akuzuar atë për “zero efikasitet”. Deklarata bëhet përpara se të vazhdohet mandati i misionit. Libani dhe Izraeli janë ende teknikisht në luftë, dhe misioni i Kombeve të Bashkuara, UNIFIL, patrullon në kufirin midis dy vendeve.

04:04
SHBA-ja vendos sanksione ndaj disa zyrtarëve të regjimit sirian

Më 20 gusht, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë siriane dhe komandantëve të njësive ushtarake siriane, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndërprerë financimet për qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

03:40
Biden do të pranojë pas pak orësh emërimin e demokratëve si kandidat për president

Zoti Joe Biden pranon zyrtarisht emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për postin e presidentit mbrëmjen e së enjtes. Ai do të mbajë një fjalim ku pritet të shpalosë vizionin e tij për vendin ndërsa përpiqet të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

03:11
Presidenti Trump fjalim pranë qytetit të Joe Biden-it përpara se ai të pranojë emërimin

Presidenti amerikan Donald Trump po vazhdon fushatën për rizgjedhjen në qytetin Old Forge, të shtetit Pensilvani, vetëm 9 kilometra larg vendlindjes së Joe Biden-it, orë përpara se zoti Biden të pranojë zyrtarisht emërimin si kandidat i demokratëve për president. Zyrtarë të fushatës Trump thanë se fjalimi i tij në këtë shtet trajton atë që e quajnë “një gjysëm shekulli gjatë të cilit Joe Biden ka zhgënjyer Amerikën”.

02:50
Kushner, thirrje Iranit për marrëveshje me SHBA

Jared Kushner, këshilltar i lartë i Presidentit Donald Trump, po i bën thirrje Iranit për paqe me Uashingtonin, ndërkohë që Presidenti Trump parashikon se do të ketë rikthim të shpejti në negociatat SHBA-Iran nëse ai rizgjidhet në nëntor.

02:29
SHBA: Zgjedhjet në Bjellorusi nuk i përmbushën standardet

Shtetet e Bashkuara i dolën në mbrotje të enjten protestuesve bjellorusë dhe thanë se mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për shqyrtimin e zgjedhjeve të kundërshtuara kohët e fundit, të cilat i dhanë Presidentit Alexander Lukashenko mandatin e tij të gjashtë në detyrë. Në deklaratë shprehej shqetësimii thellë “mbi të metat serioze të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit” në Bjellorusi, duke thënë se ato nuk i përmbushën standardet për të qenë “të lira dhe të ndershme”.

02:08
E rëndë në Suedi/ Nivel rekord vdekjesh në 150 vjet

Suedia shënoi nivelin më të lartë të vdekjeve në 150 vjet për gjysmën e parë të 2020-tës, sipas zyrës vendase të statistikave. Nga janari deri në qershor të këtij viti, 51,405 vdekje u regjistruan në këtë shtet, që do të thotë 15% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

01:46
“Shkollat duhet të hapen’/ OBSH në Europë: situata menaxhohet tani pa izolime

Europa duhet ta luftojë koronavirusin pa izolime të plota tani që autoritetet janë më mirë të përgatitur dhe kanë fituar njohuri thotë Organizata Botërore e Shëndëtesisë.

01:25
Tirana – Crvena Zvezda, gjykon Sjoberg, serbët duan ‘1945’

Në Serbi e quajnë sensacionale, jo aq për kundërshtarin e fortë sesa për flamurin që përfaqëson, ndërsa ka nisur që tani të bëjë bujë përballja futbollistike që kalon kufijtë sportivë. Tirana ia doli të kalojë në raundin tjetër në Ligën e Kampioneve atje ku e pret Crvena Zvezda, kampionia e Serbisë që do të luajë në Tiranë për herë të parë që prej 1945.

01:04
Alba, Isco, Saul dhe Morata, Spanja ‘ekzekuton’ lojtarët yje

Më shumë se një vit e gjysmë nga hera e fundit, Luis Enrike u rikthye të stilojë një listë futbollistësh për kombëtaren spanjolle në turne zyrtarë. Në kohë koronavirusi, edhe publikimet kërkojnë strategji të reja dhe tekniku iberik iu nënshtrua diktatit të ekspertëve, duke zbuluar emrat e grumbulluar përmes maskave.

00:43
Lavrov: Jo ndërhyrje në Bjellorusi, të shmanget përvoja e trishtë 2014 në Ukrainë

Ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov. Në një njoftim të saj thuhet se, “Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

00:21
Lopetegui: Interi është i kompletuar, por jemi gati të japim 100% në fushë

Pas Antonio Contes,edhe trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të finales së Europa Leagues ndaj Interit, për të cilin trajneri spanjoll foli me superlativa.

E enjte, 20 Gusht 2020
23:57
Napoli apo Arsenal, mbrojtësi brazilian ka ende dilema për të ardhmen

Mbrojtësi brazilian Gabriel Magalhaes ka mbyllur një sezon tejet pozitiv me francezët e Lille, duke luajtur 34 takime dhe shënuar edhe një gol, ndërsa performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane.

23:42
Përfundon takimi Messi-Koeman, mediat spanjolle zbulojnë bisedën mes tyre

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, Lionel Messi ndërpreu pushimet për t’u takuar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, ndërsa përballja mes të dyve ishte pranuar edhe nga drejtori teknik i katalanëve Ramon Planes.

23:12
Telefonata Rama-Lavrov për Bjellorusinë, reagon ambasada e Rusisë në Tiranë: Palët diskutuan…

Ashtu siç Top Channel raportoi, Ambasada ruse në Tiranë ka konfirmuar bisedën telefonike midis kryeministrit Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

23:03
Foto/ Pamje mahnitëse nga natyra…

Një fotografi që iu bllokua puna si pasojë e koronavirusit, shpenzoi të gjithë këtë kohë për të botuar një libër me të gjithë fotografitë e tij më të mira, për të shërbyer kjo si një frymëzim për të tjerët.

22:37
Tronditëse/ Mbi 30 burra përdhunojnë të miturën në Izrael

Një 16-vjeçare në Izrael ka dhënë një dëshmi tronditëse për autoritetet vendase.

22:29
Serbia gardh me tela me gjemba në kufi me Maqedoninë e Veriut, reagon BE: Nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje

Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

22:25
Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

Nën diellin e Rivierës Franceze, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan sot konvergjencën e pikëpamjeve të çiftit franko-gjerman përballë krizave ndërkombëtare dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar të jenë një front i përbashkët në Europë.

22:08
E teprojnë me photoshop-in, kur VIP-at bëhen gazi i botës (FOTO)

Të jesh i famshëm nuk do të thotë se i shmangesh shenjave të plakjes apo defekteve në fizik.

21:49
Tiranë/ Po punonte në një pallat, dëmtohet në kokë një 26-vjeçar tek “Kodra e Diellit”

Tiranë- Një 26-vjeçar është plagosur teksa punonte në një pallat në ndërtim tek “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

21:48
Vrasësit serialë më mizorë të historisë së botës perëndimore

Në këtë reportazh rekomandohen lexues me zemër relativisht të fortë pasi koleksioni i vrasësve të mëposhtëm detajon magjpsjen e tyre me të ligën dhe makabren, e ndoshta me atë që ka shkuar me keq ne ndërgjegjien dhe psikologjinë e tyre individuale.

21:44
Kosovë/ Ndizen qirinj e fiken dritat, nderohen mjekët që humben jetën nga Covid-19

Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësor që humbën jetën si pasojë e infektimit me Covid19.

21:44
Përcaktohen datat/ Ja kur do të fillojnë e përfundojnë të gjitha kampionatet e futbollit në vendin tonë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme datat e fillimit dhe të përfundimit të kampionateve kombëtarë për sezonin 2020-2021.

21:30
Lajm i bujshëm nga Parisi/ Ronaldo dhe Messi mund t’i bashkohen Neymar-it tek PSG

Një triumf i Paris Saint Germain në Champions mund të hapë një skenar të bujshëm merkatoje.

21:28
VV: Kemi vija të kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në, por jo për mocionin

Lëvizja Vetëvendosje përsërit se mocioni ndaj Qeverisë Hoti është më se i duhur pasi që gjendja me Covid-19 është jashtë kontrollit.

21:26
Britania e Madhe vendos karantinën për Kroacinë dhe Austrinë

Britania e Madhe vendosi sot të përjashtojë nga karantina udhëtarët nga Portugalia dhe e bëri atë të detyrueshme për udhëtarët nga Kroacia, Austria, Trinidadi dhe Tobago, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 në këto vende.

21:20
Për herë të parë një film nga Kosova fiton në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë

Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina ka fituar çmimin kryesor të festivalit, çmimi ‘Zemra e Sarajevës’ në një ceremoni të organizuar online për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

21:04
I ‘vodhi’ të dashurën/ Neymar tallet keq me Maluma-n, kolumbiani mbyll adresën e Instagram (VIDEO)

Si të ishte një telenovelë e vërtetë, historia mes Maluma-s dhe Neymar ka eklipsuar çdo lloj tjetër informacioni në lajmet ndërkombëtare të showbiz.

20:58
Tronditëse/ Michael Ballac diagnostikohet me kancer…

Lajmi se legjenda e Chelseat dhe kombëtares Gjermane, Michael Ballack është diagnostikuar me kancer ka tronditur opinionin sportiv.

20:48
9 vjeçari jetim merr mijëra kërkesa adoptimi pas lutjes në videon emocionuese

Një djalë jetim nga Oklahoma në SHBA që prej gjashtë vjetësh jetonte në jetimore ose në familje të përkohshme, ka marrë rreth 5000 kërkesa për adoptim pas publikimit të një video emocionuese ku ai lutej për një ‘nënë e baba’.

20:43
Bie zjarr pranë disa banesave në Llaman

Një zjarr  ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Llaman të Himarës gjatë ditës së sotme. Deri më tani raportohet vetëm për bimësi të djegura, por vatra e zjarrit është shumë pranë disa banesave.

20:38
Akuza për ish këshilltarin e Trump/ Akuzohet për mashtrim për fondet e  ndërtimit të murit me Meksikën

Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshilltarit politik të Presidentit Trump, Steve Bannon, se në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer mashtrim me dërgim elektronik parash, lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në mbështetje të ndërtimit të një muri kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

20:27
Maqedoni, vaksina do jetë falas/ Në një ditë 3 vdekje dhe 118 infektime të reja

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se vaksina e koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën.

20:20
Rrëfehet ish e dashura e Mbretit të Spanjës: Më dhuroi 64 milionë euro, pas 2 vitesh m’i kërkoi mbrapsht

Ish e dashura e Mbretit të Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer se ai i bëri dhuratë 65 milionë euro, për t’i treguar se sa e donte dhe sa rëndësi kishte për të.

20:16
Amazona braziliane shkatërrohet nga vala e zjarreve, Bolsonaro thotë “pyjet tropikale nuk digjen”

Pjesa braziliane e pyjeve të Amazonës po shkatërrohen nga një valë e re zjarresh një vit pasi një katastrofë e ngjashme solli zemërim botëror për keqmenaxhimin e situatës nga qeveria e Jair Bolsonaro.

20:15
Putin ndërmjetëson takimin/ Rama bisedon me Lavrov për ndërhyrjen e OSBE në krizën e Bjellorusisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama me shumë gjasa do të jetë negociator për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi në cilësinë e kreut të OSBE.

19:57
Bulqizë/ I merr flakë makina, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Ura e Re-Kodra e Danit në njësinë Administrative Fushë Bulqizë.

19:54
FOTO/ Fiton lotarinë me shifrën e majme, i riu dhunon dhe i bën veprimin e papritur shefit…

Kamerat e sigurisë së një kompanie, kanë fiksuar momentin kur një punonjës ka dhunuar e më pas urinuar mbi shefin e tij.

19:45
Macron propozon ndërmjetësimin BE-Rusi në Bjellorusi: Gati të mbështesim bjellorusët veçanërisht me OSBE-në

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar që Brukseli dhe Moska të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Ai zhvilloi bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel në jug të Francës.