E enjte, 11 Qershor 2020
07:29
Plas sherri në Durrës, 3 adoleshentë përfundojnë në spital

Mbrëmë rreth orës rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit me iniciale A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç.

07:24
Tiranë, shpërthim i fuqishëm në një lokal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03.30 të mengjësit në një lokal të zonën e ish-bllokut. Lokali ku shpërtheu lënda plasëse është në pronësi të shtetasit me iniciale A.K.

07:17
Semedo në telashe, shkel protokollin e sigurisë anti Covid-19

Telashe në horizont për mbrojtësin e Barcelonës Nelson Semedo. Anësori i bluagranave është vendosur në qëndër të ciklonit pasi ka shkelur protokollin e sigurisë anti Covid-19.

07:01
Tjetër rast me COVID-19 në Premier League

Tjetër rast me koronavirus në Premier League, por që nuk cënon rifillimin e kampionatit. Ka qenë vetë liga angleze e futbollit që ka bërë të ditur lajmin por që nuk ka zbuluar emrin e futbollistit të prekur, nëse ky i fundit është futbollist pasi mund të jetë pjesëtar i stafit teknik të ndonjë klubi ose edhe punëtor. Sëfundmi në Premier League janë kryer plot 1213 teste ndaj COVID-19.

06:46
Ujë me mjaltë me kanellë, zbuloni pse vlen shumë në mëngjes

Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave është ai i ujit me mjaltë dhe kanellë. Ato janë ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë.

06:22
Zbuloni mënyrat për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë

Shëndeti i mëlçisë është tregues i performancës së metabolizmit, zemrës dhe shëndetit të përgjithshëm. Në këtë artikull do të mësoni se si të përmirësoni shëndetin e mëlçisë dhe të shmangni dhjamosjen e saj.

06:06
Kruarja e lëkurës/ Pse ndodh dhe zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë

Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur. Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze. Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta.

05:41
Zbuloni si të lehtësoni dhimbjet e kockave dhe kyçeve

Dhimbjet e kyçeve, nyjeve dhe kockave kanë një ndikim të fortë në lëvizshmërinë e njeriut. Këto dhimbje, shkaktohen si pasojë e shumë problemeve dhe lëndimeve fizike por mund të nxisin edhe sëmundje të tjera si osteoartriti, reumatizma, e të tjera.

05:20
Lëngu i lakrës së kuqe, mësoni si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre. Sipas të dhënave, lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm. Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

04:57
BE kërkon më shumë llogari nga gjigantët e internetit për lajmet e rreme

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian u bënë thirrje platformave sociale, si Facebook, Twitter e Google, që “t’i rrisin përpjekjet” për të trajtuar dezinformatat në lidhje me koronavirusin.

04:35
Gjermania konfirmon se SHBA-ja po shqyrton tërheqjen e trupave

Qeveria e Gjermanisë tha se ka marrë njoftim zyrtar për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga ky vend. Njoftimi pason raportet në media se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e rreth 15,000 ushtarëve amerikanë nga afro 34,500 sish që janë të vendosur në Gjermani.

04:14
Shkon mbi 2 milionë numri i rasteve me Covid-19 në SHBA

Numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, kapërceu të mërkurën shifrën 2 milionë, sipas përllogaritjeve të agjencisë së lajmeve Reuters dhe gazetës New York Times. Ndërkohë eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i tha Zërit të Amerikës se rreziku nuk ka kaluar dhe se me rihapjen graduale të shteteve amerikane dhe rikthimin në aktivitetin normal, mund të intensifikohen ritmet e përhapjes së infeksionit.

03:43
Duke u përballur me vështirësi elektorale, Trump sjell përsëri ekipin e tij të vitit 2016

Kushdo që e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë, e di që Presidentit Donald Trump i pëlqen të rijetojë vitin 2016.

03:20
Shtëpia e Bardhë mbron komentet e Trump për protestuesin e shtyrë nga policia

Shtëpia e Bardhë të mërkurën tha se Presidenti Donald Trump po ngrinte “pyetje që duhen bërë” kur ai ndau një teori konspirative të pabazuar, duke sugjeruar se një protestues i moshuar, i shtyrë nga policia javën e kaluar në Bafalo të Nju Jorkut, mund të kishte qenë një “provokator” antifashist që po përpiqej të bllokonte pajisjet komunikuese të policisë.

02:57
“Kaosi në Xhorxhia”, parathënie për zgjedhjet e nëntorit?

Debati i gjatë për të drejtat e votimit dhe sigurinë e zgjedhjeve u shfaq qartë në Gjeorgjia, ku votimet partiake u shoqëruan me akuza të ndërsjellja duke ofruar një parathënie të betejës së nëntorit, ku shtetet fushë-betejë mund të përballen me pjesëmarrjen rekord në votime. Shumë demokratë fajësuan sekretarin republikan të shtetit për radhët e gjata ku njerëzit pritën për orë të tëra, keqfunksionimet e makinave së votimit, mungesat e përkohshme të votave dhe vonimin e fletëvotimeve në mungesë që nuk arritën të vinin në kohë për zgjedhjet e së martës. Fushata presidenciale e demokratit Joe Biden e quajti situatën “plotësisht të papranueshme”.

02:30
Virxhinia, protestuesit rrëzojnë statujën e Kristofor Kolombit

Në Virxhinia në SHBA, protestuesit rrëzuan statujën e Kristofor Kolombit ku pas rrëzimit i vunë flakën dhe e hodhën në liqen.

02:09
Pacientja italiane mbush ullinj gjatë një operacioni në tru

Pacientëve që i nënshtrohen operacioneve në tru, u është kërkuar më parë të luajnë violinë apo kitarë gjatë procedurës, por deri më tani, nuk ka patur asnjë rast, të ndokujt, që mbushte ullinj në shtratin e operimit. Një 60 vjeçare italiane, e bëri këtë gjatë një procedure për heqjen e një tumori në libin e saj temporal të majtë.

01:46
Vendimi i Gjermanisë, jo udhëtime në vendet joeuropiane

Gjermania pritet t`i zgjasë paralajmërimet e saj të udhëtimit për 160 vende jashtë Bashkimit Europian deri në fundin e muajit gusht, ndërsa kontrollet në kufi me shtetet fqinjë do t`i heqë që në mesin e qershorit.

01:22
Itali/ Padi për viktimat e Covid-19, familjarët: Nuk duam hakmarrje, por drejtësi

Pesëdhjetë të afërm të viktimave të koronavirusit, kanë hartuar ankesa të mërkurën në lidhje me mënyrën se si është menaxhuar pandemia, në veprimin e parë ligjor të tillë në Itali, vend që numëron më shumë se 34 mijë viktima nga Covid-19.

01:01
Dialogu të rifillojë në Paris, presidenti Macron fton Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojë gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Macron, në një telegram urimi dërguar kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, shprehu besimin se Hoti do t’i marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut dhe tha se Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.

00:43
Nuk ka marrëveshje/ Opozita parlamentare s’gjen dakordësi me Ramën, i cili kërkon ndihmën e Bashës

Raundi i parë i dialogut mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të opozitës parlamentare nuk prodhoi rezultat. Kryeministri përsëriti disa herë se marrëveshja me PD-në dhe LSI-në nuk preket, ndërsa opozita e re paralajmëroi nismë për ndryshimin e Kushtetutes për hapjen e listave.

00:24
Greqia: Negociata me Shqipërinë për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike dhe kufijtë detarë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike me Italinë ,Greqia do të fillojë menjëherë negociatat edhe me Shqipërinë dhe Egjiptin për përcaktimin e ZEE dhe kufijve detare me këto fqinjë.

E mërkurë, 10 Qershor 2020
23:55
Rritet bilanci/ 73-vjeçarja në Elbasan rezulton pozitive me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë bërë 10 tamponë në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

23:38
Coman: Sane te Bayerni? Nuk ma rrezikon vendin

Kingsley Coman nuk është aspak i shqetësuar nga zërat e merkatos, që e çojnë Leroy Sanenë te Bayerni i Mynihut. Ish-sulmuesi i Juventusit nuk e sheh mbërritjen e mundshme të Sanesë si kërcënim për pozicionin e tij, përkundrazi, ai shprehet se do të luftojë fort për të patur një vend në formacion. Në një prononcim për “Bild”, sulmuesi anësor francez u shpreh:

23:04
Foto/ Njihuni me të famshmet që janë “vajzat e babait”

Shumë njerëz të famshëm zgjedhin që familjen e tyre ta mbajnë “sekret” për sytë e publikut. Angazhimet e punës shpesh bëjnë që të famshmit të mos gjejnë kohë për të kaluar me personat e dashur.

22:50
OBSH: Nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.

22:48
Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe pas 21 qershorit

Kufiri kanadez-amerikan do të mbetet i mbyllur pas 21 qershorit, siç u vendos më parë, për të gjithë trafikun që nuk është i nevojshëm, thonë burimet e televizionit CBS News.

22:19
Kurti: Lidhja e Prizrenit është kulmi i organizimit politik dhe ushtarak të kombit shqiptar

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar sonte se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është kulmi i organizimit politik dhe ushtarak të kombit shqiptar.

22:06
Trump: Nuk do t’i riemërtojmë bazat ushtarake të Luftës Civile

Presidenti i SHBA Donald Trump hodhi poshtë të mërkurën çdo propozim për të riemërtuar bazat ushtarake amerikane që mbajnë emra të udhëheqësve të Konfederatës nga lufta civile e viteve 1860, duke mos përfillur thirrjet e bëra pas protestave për vdekjen e George Floyd-it.

21:51
Gjuajtësit amerikanë interceptojnë bombarduesit rusë pranë Alaskës

Gjuajtësit amerikanë u ngritën sot me alarm për të interceptuar një grup prej katër bombarduesish rusë që po fluturonin pranë Alaskës.

21:44
FOTO/ Keqtrajtohet këlyshi i luanit në Degestan, reagon Putin: Keqbërësit do të…

Këlyshi i një luani, është keqtrajtuar nga punonjësit e një kopshti zoologjik në Degestan, me qëllim që të qëndrojë i qetë në momentin kur turistët dëshironin të bënin foto me të.

21:31
Pas protestave, L’Oreal kërkon përsëri modelen që shkarkoi prej komenteve mbi racizmin

Grupi i kozmetikës L’Oreal i ka kërkuar së fundmi modeles britanike Munroe Bergdorf të punojë për të këshilluar kompaninë mbi diversitetin dhe përfshirjen, tre vjet pasi ndërpreu marrdhëniet me transgjinoren sepse kishte ngritur zërin kundër racizmit.

21:25
Dashuri e pastër! U kujdes për të shoqin e sëmurë me tumor për 13 vite, gruaja: Nuk më interesonte shëndeti im, doja …

Një grua në Britaninë e Madhe, ka treguar se për 13 vite është kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili në vitin 2015 ka ndërruar jetë nga një tumor në tru.

21:24
Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë një deklarate për shtyp ka përshëndetur edhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të arritur mes palëve politike në Shqipëri.

21:23
Pas 3 orësh e bllokuar prej rrëshqitjes së gurëve, normalizohet rruga në Murrash

Pas rreth tre orësh e bllokuar si pasojë e rënies së gurëve në urën e Murrashit dhe krijimit të trafikut të rënduar, tashmë situata është normalizuar.

21:18
FOTO/ Nga “topolake” në super yll! 29-vjeçarja nxjerr në pah format trupore pasi humbi 92 kilogramë

Simone Anderson nga Zelanda e Re, ka treguar se si ka arritur të humbasë plot 92 kilogramë për gjashtë vite.

21:16
‘Zgjedhorja’, përfundon takimi i kryeministrit me opozitën në Kuvend/ Murrizi: Nuk do votojmë pa Listat e Hapura! Rama: Nuk patëm marrëveshje

TIRANË- Ka përfunduar takimi i kryeministrit, Edi Rama me përfaqësuesit e opozitës së re për Reformën Zgjedhore. 

21:14
Sugjerimi i Brukselit, kufijtë e jashtëm hapen në korrik

Komisioni Evropian do ti rekomandojë vendeve anëtare të BE të fillojnë rihapjen e kufijve të tyre të jashtëm për udhëtarët nga jashtë bllokut, nga 1 korriku.

21:11
Thaçi për dialogun: Barrierat ranë, te nisin bisedimet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mundësuar arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

21:08
Maqedoni e Veriut, rendohet bilanci i koronavirusit

7 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 6 janë shëruar.

21:06
Koronavirusi në Kosovë, ja efektet e pandemisë në shoqëri

Ekipi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka prezantuar të mërkurën rezultatet e një hulumtimi të kryer në territorin e Kosovës, në periudhën mars-prill, për të kuptuar efektet e koronavirusit në shoqëri.

21:03
60-vjeçarja që çuditi botën, mbush ullinj në sallën e operacionit (VIDEO)

Pacientëve që i nënshtrohen operacioneve në tru, u është kërkuar më parë të luajnë violinë apo kitarë gjatë procedurës, por deri më tani, nuk ka patur asnjë rast, të ndokujt, që mbushte ullinj në shtratin e operimit.

20:59
Drekë në nder të Piperos/ Reagon mjeku: Anulojeni, paratë të orientohen për njerëzit në nevojë

Mjeku i njohur i cili prej fillimit të pandemisë është përballur me Covid-19, Pëllumb Pipero ka reaguar në lidhje me drekën që pritet të organizojë Bashkia e Skraparit për të.

20:59
Puna ishte e mërzitshme, padit kompaninë në gjykatë e fiton 40 mijë euro

Puna e tij ishte shumë e mërzitshme ndaj vendosi të padiste në gjykatë kompaninë për të cilën punonte.

20:52
Kapet i dyshuari për 40 përdhunime në qytezën nigeriane

Policia në Nigeri tha sot se ka arrestuar një burrë të dyshuar, pasi rreth 40 përdhunime kanë ndodhur në një qytezë të vogël gjatë periudhës së një viti.

20:51
Vlorë/ Ministri zotohet se do u japi pagën e luftës, tregtarët ambulantë nuk përfitojnë se nuk kanë NIPT

106 shitës ambulantë në tregun e orizit në Vlorë nuk e kanë përfituar pagën e luftës për të cilën Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka premtuar se do e marrin.

20:47
Presidenti i Francës: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojë gjatë një samiti të ardhshëm në Paris.

20:47
Meta kujton vizitën e George W. Bush 13 vite më parë në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar vizitën e ish-presidentit të SHBA në Shqipëri, George W.Bush, 13 vite më parë.

20:39
Fotografitë që dëshmojnë se ekzistojnë 2 lloje të vajzave në botë

Termi “dikotomi” nënkupton ndarjen në 2 pjesë të sjelljeve. Mendimi ‘dikotom’ është tipik për trurin e njeriut.

20:33
Suedia: E dimë kush e vrau kryeminsitrin Olof Palme në 1986

Prokurorët suedezë kanë emëruar sot njeriun për të cilin thonë se ka vrarë ish-kryeministrin e vendit Olof Palme në 1986, duke i dhënë fund shumë viteve mister.

20:32
Rëndohet bilanci/ Zbulohen edhe 10 raste të reja me Covid-19 në QSUT

TIRANË- 10 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në Tiranë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se 10 rastet në fjalë janë zbuluar në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet.

20:30
“PërPuthen”/ Margaret hedh “kunja” ndaj Andonetës dhe Edonës (VIDEO)

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuara vajzat e rubrikës “PërPuthen”.

20:24
19 vite jetoi në “Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër”/ Ervis Zefi: Për 18 vite më kanë dhunuar, madje dhe me këmbë karrigeje

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar Ervis Zefi.

20:24
Bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten/ Tatimet publikojnë përfituesit për pagën e luftës Covid-19

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e personave që përfitojnë pagën e luftës për shkak të pandemisë së koronavirusit, por që për ta nuk kanë aplikuar pronarët.

20:21
Motra e Kim Jong Un përgatitet si lidere? Ja posti i rëndësishëm që i dha diktatori (FOTO)

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un po merr një rol udhëheqës në një fushatë të re, më të ashpër presioni kundër Koresë së Jugut, ku sipas analistëve është një rol thelbësor i politikës që tejkalon të qenit ndihmësi i vëllait të saj.

20:15
Reshjet e shiut bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan

Kanë mjaftuar pak milimetra shi për të shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

20:05
Ndjekja penale për dhunën në protesta nxjerr pak lidhje me Antifën

Departamenti amerikan Drejtësisë veproi me shpejtësi për të ngritur akuza federale kundër 53 personave të akuzuar për dhunë gjatë protestave mbarëkombëtare që përfshinë Shtetet e Bashkuara duke kërkuar t’i jepet fund dhunës ndaj policisë.

20:04
Korniza e dialogut me Serbinë/ Hoti e prezanton para akademikëve: Tri shtylla janë të panegociushme

Qeveria e Kosovës ka prezantuar para akademikëve, kornizën që do ta ndjek për rifillim të dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë që pritet t’i dorëzohet bashkësisë ndërkombëtarë si qëndrim i shtetit për këtë proces.

20:00
Debati që hapi Sgarbi/ Ceka: Bylisi nuk është grek, ai nuk ka njohuri

Qytetet ilire janë krenaria e identitetit tonë kombëtar. Por këto ditë deklarata e kritikut italian Vittoirio Zgarbi,ka tronditur publikun.

19:55
Arabët po bëjnë namin/ Vjedhin banesat pranë qendrës së Azilit

Kjo është qendra e Azil kërkimi në Babrru, e cila strehon shtetas nga Siria, Afganistani, Maroku e Algjeria.

19:44
Rama: Heqim TVSH, do përfitojnë bizneset e vogla

Pas anoncimit për heqjen e tatim fitimit për biznesin e vogël, kryeministri zbuloi një tjetër plan të qeverisë por për bizneset e vogla që lidhet me heqjen edhe të Tatimit të Vlerës së ShtuaR.

19:44
“Ku mete”, Enca publikon klipin e ri

Pasi i mbajti “nën korrent” për ditë me radhë fansat e saj, Enca Haxhia ka publikuar më në fund sot klipin e ri.

19:42
Maira nuk e fsheh pasionin e saj për Juventusin, me poza superseksi!

Maira Reginato nuk e fsheh pasionin e saj të çmendur për Juventusin.

19:39
Fotot e papërsëritshme/ Shkrepjet pak sekonda para se të ndodhë ‘gjëma’

Fjala “fotografi” ka origjinën në Greqinë e lashtë dhe në të vërtetë do të thotë “vizatim me dritë”, ndërsa fjala “kamera” do të thotë “dhomë e errët”.

19:35
Neymarit s’i ndahen telashet, e denoncon shoqata LGBT

Telashe për Neymar Juniorin në Brazil. Sulmuesi i PSG-së është denoncuar në vendlindje për qëndrimin e tij homofobik.

19:30
Cakaj takon Arifin: Me qendrim të unifikuar do ta bejmë më të mirë Luginën e Preshevës

Gjatë qëndrimit në Preshevë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

19:30
19 vite jetoi në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër/ Ervis Zefi: Roja i kapte vajzat nga gjoksi, i dhunonte…

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar Ervis Zefi.

19:29
I droguari me deluzione të Jezusit mbyt të dashurën me çorape

Një i droguar që besonte se ishte Jezusi, ka mbytur për vdekje të dashurën e tij duke besuar se ajo ishte viktima “Eva”.

19:29
Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Topi është tek kryeministri Rama

Deputetja, Rudina Hajdari pak para takimit me kryeministrin Rama në Kryesinë e Kuvendit është shprehur se tashmë ‘topi’ është në dorën e kreut të qeverisë.

19:27
Einxhel Shkira: Nuk flirtoj, arsyeja? Tirana nuk ka meshkuj të bukur…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar moderatorja Einxhel Shkira.

19:22
Habit Flori Gjini: Dëshiroja të hiqja dorë nga “Shqipëria Live”, ja kush më ndryshoi mendje….

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar moderatori Flori Gjini.

19:13
Fotografitë që nuk do u besoni syve kur t’i shihni

Ndonjëherë ne shikojmë në një fotografi dhe nuk mund të kuptojmë se çfarë po shohim. A është bota jonë iluzioni më i mirë optik apo është vetëm mendja jona duke luajtur hile me ne?

19:00
Është kërpudhë apo vesh? Fotot ku do të ‘mashtroheni’ nga natyra

Është shumë kënaqësi të shohësh sesi ‘na mashtron’ natyra çdo ditë. Pavarësisht nëse është një gurë në formë kivi ose pemë, ajo pjesë e natyrës është e çuditshme dhe për këtë arsye e mahnitshme.

18:51
Vdes protestuesja 22 vjeçare dy ditë pasi u prek nga gazi lotsjellës dhe spraj djegës i policisë

Vdekja e një aktivisteje të re anti-racizëm po hetohet nga policia në SHBA pasi pësoi një atak kardiak dy ditë pasi u ekspozua nga gazit lotsjellës dhe spraj-it djegës të përdorur gjerësisht nga policia në protestat e George Floyd.

18:42
“Copy-Paste”/ Fotot që do ju bëjnë të dyshoni nëse me të vërtetë të 2 personave të ndryshëm

Ndërsa ne mund të hamendësojmë vetëm se si do të dukemi kur plakemi, disa njerëz thjesht mund të nxjerrin albumin e tyre familjar dhe të zbulojnë veten e tyre.

18:38
I hodhi gotën me ujë në fytyrë zëvendësministrit grek, 44-vjeçarja e pëson keq (FOTO)

Me urdhër të prokurorit, prezantuesja e vetë-shpallur Ioanna Kouskousi, që sulmoi një ditë më parë zëvendësministrin grek të Mbrojtjes Civile Nicholas Hardalias u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Selanikut pasditen e kësaj të mërkure.

18:35
Itali/ Rritet bilanci i viktimave në 24 orët e fundit (Shifrat)

Italia vazhdon të regjistrojë viktima dhe të infektuar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 71 viktima dhe 202 raste pozitive me COVID-19. Sot u shënuan 8 viktima më pak, pasi dje u raportuan 79 të vdekur.

18:29
Shiu i dendur shkakton përmbytje në Librazhd, bllokohet aksi lidhës me Elbasanin

LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut kanë qenë të pranishme edhe në zonën e Librazhdit. Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur disa lagje të qytetit.

18:26
Pamje të rralla, si dukej Diana para se të bëhej Princeshë (FOTO)

Nga puna e saj si filantrope e deri tek stili i saj i veshjes, Princeshë Diana ka frymëzuar modën edhe sot.

18:26
Gjuajtësi i ri rus MiG-35 integron robotin si asistent i pilotit

MiG-35 i cili ka hyrë në shërbim vitin e kaluar me forcat ajrore ruse, është gjuajtësi i parë rus që prej epokës socvetike që nuk rrjedh nga modeli i gjuajtësit të rëndë Su-27.

18:21
Viktimat e koronavirusit në Itali, familjet padi në gjykatë

Pesëdhjetë të afërm të viktimave të koronavirusit, kanë hartuar ankesa të mërkurën në lidhje me mënyrën se si është menaxhuar pandemia, në veprimin e parë ligjor të tillë në Itali, vend që numëron më shumë se 34 mijë viktima të covid19.

18:18
Top Talk: Myslim Murrizi me parti të re. Ja si e quan

Deputeti Myslim Murrizi ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ku ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike në vendin tonë dhe për takimin që sot do të ketë me kryeministrin Rama dhe kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend.

18:14
Me djegie të tmerrshme nga vullkani, 23-vjeçarja: Nuk jetoj dot më pa….(FOTO)

23-vjeçarja Stephanie Browitt, e cila i mbijetoi një shpërthimi vullkanik edhe pse me djegie të tmerrshme në 70% të trupit, thotë se nuk po e kapërcen dot dhimbjen e humbjes së motrës dhe babait.

18:05
Të fundit nga lloji i tyre, brenda fisit indian që prisnin kokat e rivalëve të tyre (FOTO)

Këto janë fytyrat e anëtarëve të fundit të një fisi të lashtë, në Indinë veri-Lindore.

18:00
Habit Flori Gjini, “tradhton” Ori Nebiajn për Erjona Rusin…

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatori Flori Gjini.

17:59
Murrizi në Top Talk: Asnjë kompromis kombëtar e ndërkombëtar nuk e ndryshon votën kundër pseudoreformës

Në emisionon Top Talk, deputeti Myslim Murrizi është shprehur  se asnjë kompromis kombëtar e ndërkombëtar nuk e ndryshon votën kundër pseudoreformës.

17:58
Kina intercepton avionin ushtarak amerikan në ngushticën e Taivanit

Mes tensioneve në rritje në ngushticën e Taivanit, saktësisht ato mes Kinës e SHBA, gjuajtës kinezë kanë interceptuar dje një avion ushtarak amerikan transporti C-40A që kishte hyrë në hapësirën e Taivanit.

17:57
Ambasada në Suedi nuk ofron aplikim për pasaporta, shqiptarët të bllokuar nga pandemia

Muajt e pandemisë botërore nuk ka shkaktuar probleme me shqiptarët që ishin nisur për udhëtime të shkurtra në Evropë tek të afërmit e tyre, apo edhe për turizëm. Por edhe tek ata që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vende të ndryshme.

17:35
Vdiq teksa i shpëtonte përdhunimit, apeli liron dy të akuzuarit

Gjykata e apelit në Firenze ka rrëzuar dje vendimin pararendës duke liruar “për mungesë provash” Alessandro Albertoni e Luca Vanneschi, të akuzuar për dhunë seksuale në gjyqin e vdekjes së 23-vjeçares Martina Rossi.

17:34
“I hedhin benzinë zjarrit”/ Dy vëllezër në SHBA inskenojnë vdekjen e Floydit, rindizen protestat…

Dy vëllezër nga New Jersey i SHBA-ve kanë rindezur zemërimin e protestuesve për vdekjen e George Floyd, pasi inskenuan dhe një herë vdekjen e 46-vjeçarit.

17:32
Fotot që nuk i shihni dy herë/ Kuinsland ‘pushtohet’ nga 64 mijë breshka të gjelbërta

Disa pamje të breshkave të gjelbërta në Kuinsland të Australisë po bëhen virale në rrjet. Në to duken 64 mijë breshka që notojnë bashkë në barrierën koralore në Kuinsland.

17:29
Presidenti Meta vlerëson akademikun Luan Omari me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot juristin, konstitucionalistin dhe akademikun e shquar, Profesor Luan Omari me Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

17:21
Kufizime energjie në disa zona të Shkodrës, data dhe oraret

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi sot se në datat 15 dhe 16 qershor, në qytetin e Shkodrës do të kryhen disa punime nga ana e OST në linjat 110 dhe 220kV.

17:20
Murrizi njofton përmes Top Talk se do të takohet me Ramën në orën 19:00. Ja çfarë pritet

Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës së re do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 19:00. Në emisionin Top Talk, ka qenë i ftuar deputeti Myslim Murrizi i cili ka thënë se kryeministri Edi Rama ka pranuar që të ulet në takim.

17:11
“Përmbahu zonja Tabaku…”/ Rama: Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë!

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie”. Kështu shkruan kryeministri i vendit në një postim në twitter.

17:05
FOTO/ Në festën e ditëlindjes! 21-vjeçari qëllon për vdekje të miturin…

Një djalë katër vjeçar në Brazil, është qëlluar për vdekje në festën e tij të lindjes, nga një 21- vjeçar.

17:01
Feston 23 vjetorin e shoqes së ngushtë, miliarderja Kylie thyen rregullat (FOTO)

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndaluar miliarderen Kylie Jenner të festojë 23 vjetorin e shoqes së saj të ngushtë.

16:55
Rita Ora akuzohet për përdorimin e ‘Photoshop-it’, fotot që bënë bujë në mediat rozë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora,  së fundmi është akuzuar për përdorimin e ‘Photoshop-it’.

16:51
Rrjetet amerikane heqin nga listat filmin klasik “Bashkë me erën” pas protestave anti-racizëm të George Floyd

Një nga filmat më të njohur klasikë amerikanë “Gone with The Wind” (Bashkë me erën) është hequr përkohësisht nga platforma kryesore dixhitale e vendit prej portretizimit pozitiv ndaj skllavërisë, në momentin kur pas vrasjes së George Floyd, SHBA duket se ka nisur të bëjë një rivlerësim të vlerave kulturore.

16:43
Zgjedhorja/ Opozita parlamentare takim me Ramën në Kryesinë e Kuvendit

TIRANË- Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 19:00.