Çfarë ndodhi në PS? Shahini: Thashethemet brenda partisë kishin filluar

14/09/2020 21:36

Ministrja e shkarkuar e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar në “Open” në Top Channel zbuloi për gazetaren Eni Vasili se pse vendosi të thoshte muaj përpara fushatës elektorale vendimin për t’ë lënë mandatin.

Shahini tha se ishte e nevojshme për ta lajmëruar që tani, në mënyrë që partia të përgatitej për punën që do ketë ministrja e re.

“Duhej ditur kush do ishte në garë, dhe prandaj e thashë që tani, se kishin filluar thashethemet brenda PS. Paralajmërova që tani që pastaj partia të vendoste se kujt do i japi stafetën dhe si do organizonin punën në ministri. Pasi është përgjegjësi e madhe,” tha Shahini.

“Unë e kisha të pamundur të vazhdoja dhe për 4 vite të tjera për mënyrën si po jetojmë. Edhe pse kemi bashkëpunuar me Kosovën, integrimi mes dy vendeve nuk ka ndodhur. Jemi akoma të ndarë. Dhe duke qenë se kam familjen atje duhet t’i qëndroja pranë,” tregoi ish-ministrja.

Top Channel