Evis Kushi ministre e re e Arsimit/ Rama zyrtarizon largimin e Besa Shahinit nga qeveria në ditën e parë të shkollës

15/09/2020 00:19

Në një intervistë për Top Channel disa ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se për momentin nuk do të bënte ndryshime në qeveri.

Por ky moment mbaroi pasditen e të hënës kur vëtë Rama shkoi në Ministrinë e Arsimit për t’i komunikuar largimin Besa Shahinit e prezantuar ministren e re Evis Kushin, deputete e qarkut të Elbasanit.

Edhe koha kur Edi Rama zgjodhi të largojë Besa Shahinin ishte e mirë llogaritur. Përkoi me fillimin e ditës së parë të shkollës që nisi si asnjëherë më parë me vështirësi nga Covid-19, situatë që duhet ta mirëmenaxhojë tashmë Evis Kushi.

Top Channel