Kishte filmuar veten pak kohë para se të vdiste nga COVID-19, mesazhi i të ndjerit turk i përloti të gjithë (VIDEO)

14/09/2020 21:51

Një 62-vjeçar nga Turqia, nuk ka arritur të fitojë betejën me COVID-19. Yaşar Ünal, baba i dy fëmijëve, u shtrua në spital në fund të muajit që lamë pas, pasi kishte shfaqur simptoma të koronavirusit, si kollë e ethe.

Pas mbërritjes në spital, Unal kuptoi se ishte i infektuar me virusin korona. Nuk kaloi shumë dhe gjendja e 62-vjeçarit u përkeqësua, e për këtë arsye mjekët e dërguan në njësinë e kujdesit intensiv.

Unal ditët e fundit të jetës i kaloi i intubuar. Si kujtim, burri kishte lënë një video në telefonin e tij, pamjet e së cilës tregonin atë disa momente përpara se të dërgohej në njësinë e kujdesit intesniv.

Ai u bënte thirrje të gjithëve të tregoheshin të kujdesshëm dhe të mos e neglizhonin këtë virus. Madje ai kërkonte në video që familjarët e tij ta shpërndanin më gjerë pamjet, për të shërbyer në këtë mënyrë si një mesazh.

“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë rëndë. Kam probleme me frymëmarrje. Kollitja për asnjë moment nuk më ka ikur. I lutem Zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë e kuptova shumë vonë, por ju jeni ende në kohë. Dua të falenderoj të gjithë”, dëgjohet të thotë i ndjeri.

Top Channel