Ministrja në largim e Arsimit, Besa Shahini tha në Open se sulmet e PD-së ndaj saj janë një element antishqiptar.

“Opozita gjatë këtyre dy viteve, nuk e kanë zgjedhur mënyrën për të kritikuar për ne që kemi ardhur nga Kosova. Shih si flet, nuk është mjaftueshëm inteligjente për këtë punë. Si mund t’i thuash këto.  Përderisa nuk gjenin arsye për të kritikuar punën, vazhduan me këtë linjë kritike.

Nuk mund të përdoret ky element, antishqiptar. Personat që kanë folur për këtë janë deputetë dhe ish-deputet të PD, ish këshilltarë edhe LSI deri në një farë mase, por PD nuk i ka fshehur fare këto. Ata se kanë kuptuar që veç meje kanë kritikuar dhe ofenduar gjithë veriun shqiptar”, tha ajo.

Top Channel