“E kisha si vajzën time”/ Ish-gruaja e Hulk reagon pas martesës së futbollistit me mbesën e saj (FOTO)

14/09/2020 22:10

Kur ka kaluar një vit nga divorci i tyre, ish-gruaja e futbollistit brazilian Hulk, Iran Angelo de Souza, ka folur për romancën e re të futbollistit me mbesën e saj Camila Angelo.

Hulk u nda nga Iran pas 12 vitesh martese, në të cilën ishin bërë prindër të tre fëmijëve. Më së shumti, ish-bashkëshortja e Hulk, u shpreh e hidhëruar me tradhtinë e së mbesës, për të cilën thotë se e ka dashur si vajzën e saj.

 

“Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Dhimbja është e madhe dhe mendoj se mund të ma thyejë zemrën. E kam pasur si vajzën time. I kam dhënë gjithçka asaj vajze dhe kam hequr dorë nga ëndrrat e mia që t’ia realizoja ëndrrat e saj”, është shprehur Iran për Record.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel