Në Procesin Sportiv sonte po diskutohet për bojkotin në Kampionatin Shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit foli për situatën e krijuar tashmë në futbollin shqiptar.

Rama i ftuar në Procesin Sportiv tha se duhet bërë më shumë për sportin në mënyrë që të rritet cilësia.

“Kemi vendosur të vazhdojmë me këtë formë proteste. Pra ekipet futen në fushë por nuk luajnë”- tha Rama.
Jeni me qeverinë apo me ekipet?-e pyetën në studio.

‘Jo, nuk jam me asnjërën. Jam me sportin. Jam me sportin sepse sporti, konkretisht futbolli sepse aty jam i interesuar, duhet të rritet. Futbolli shqiptar ka nevojë për një rritje cilësie’- tha Olsi Rama.

Top Channel