Berluskoni shërohet nga Covid-19/ 83 vjeçari: Ishte sprova më e rrezikshme e jetës sime

15/09/2020 01:18

“Ishte sprova më e rrezikshme e jetës sime”, Silvio Berluskoni doli nga spitali ku ishte shtruar me Covid-19. Ish-kryeministri italian në moshën 83 vjeçare arriti ta kalojë më të keqen e sëmundjes pas 11 ditësh nën kujdesin e mjekëve.

“I hodha paq edhe këtë radhë”, ishte komenti i kavaljerit që i ftoi të gjithë të mos e nënvlerësojnë rrezikun e sëmundjes. “Gjithsecili prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit.

E ripërsërish për të gjithë apelin e përgjëgjegjëisë maksimale personale dhe sociale. Mendimet e mia sto shkojnë për të gjithë ata që janë sëmurë me koronavirus dhe familjet e tyre. I kam ndarë vuajtjet me të gjithë ata që janë keq”- u shpreh ai.

Kreu i Forza Italias u shtria në spitalin San Raffaele të Milanos, i njëjti spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër në 2016-tën. Mjeku i tij Alberto Zangrillo, shefi i pavionit te terapisë intensive pranë këtij spitali shpjegoi se për shkak të koronavirusit, Berluskoni kishte zhvilluar një infeksion jo të rëndë në mushkëri.

Top Channel