Pamjet nga vendi i ngjarjes/ U ekzekutua me 14 plumba, Klevis Kapllani ishte kthyer para dy vitesh nga Italia

15/09/2020 10:14

RROGOZHINË- Gjatë orëve të vona të natës, Klevis Kapllani, 33-vjeç është ekzekutuar në Sinaballaj të Rrogozhinës. Sipas policisë i riu është gjetur i vrarë rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës në makinën e tij.

Top Channel mëson se viktima është parë nga një makinë që mblidhte qumështin në orën 6 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve dyshohet se në trupin e viktimës janë gjendur rreth 14 plumba.

Ndërkohë burime për Top Channel, bëjnë me dije se 33-vjeçari ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ndërkohë prej dy vitesh Klevis Kapllani, ishte kthyer në vendlindje dhe këto kohë nuk kishte shfaqur probleme.

Top Channel