Kërcimtarja hidhet nga kati i 8-të për t’i shpëtuar dhunës së të dashurit

14/09/2020 21:22

Një kërcimtare e re është hedhur e terrorizuar nga ballkoni i katit të tetë për t’i shpëtuar të dashurit të saj abuziv.

22-vjecarja Georgia Brodrick, i kishte telefonuar të atit për ta ndihmuar në apartamentin në Melbourne apartment, por ai nuk erdhi në kohë.

Ajo sapo kishte mësuar se i dashuri e kishte tradhtuar por nuk mund të konfrontohej me të, kështu që u hodh nga ballkoni dhe ra në një gardh e më pas në një pellg me ujë.

Vajza u çua me urgjencë në spital teksa krahu i majtë ishte thuajse gjymtuar nga rënia.
Doktorët i dhanë asaj pak shanse mbijetese pasi kishte pësuar thyerje të qafës, të kurrizit e të këmbës.

Por mrekullisht ajo arriti të mbijetojë pa dëme në tru, edhe pse nuk mban mend momentet traumatike para kërcimit.

Brodrick kaloi tre javë në repartin e traumas dhe ushqehej me anë të një tubi, ndërsa tashmë përdor karrige me rrota.

Ajo tregon për abuzimin emocional nga i dashuri i saj kontrollues.

“Nëse do të tentoja ta lija ai nuk do të më linte të dilja nga shtëpia. Familja ime më kishte paralajmëruar sepse i shihnin manipulimet e tij, por ai gjithmonë ua hidhte fajin e tyre për pasiguritë e mia. Ai më bënte të besoja se ishte i vetmi person ku mund të mbështetesha. Falë Zotit tani jam e sigurtë dhe kam ndihmën e familjes për të bërë përpara”, tha ajo.

Miqtë e saj kanë ngritur një faqe donacionesh për aksidentin e Brodrick, ku thuhet: “Ajo ka kaluar shumë operacione dhe ka një rrugë të gjatë drejt shpëtimit. Do të ketë shumë kosto për ta ngritur vajzën tonë përsëri në këmbë pasi ajo mund të mos ecë më kurrë normalisht”.

FOTO GALERI
1/4
Georgia Brodrick nuk guxonte të konfrontohej me të dashurin, kështu që u hodh nga ballkoni

Top Channel