Debati në Open/ Gjekmarkaj: Udhëzuesi është propagandë; Janaqi: Lexoje të plotë udhëzuesin

14/09/2020 22:48

Vazhdojnë debatet në studion e Open në Top Channel ku po flitet për fillimin e shkollës dhe sfidat që i kanosen këtij viti shkollor.

Debati i radhës u zhvillua mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe Gerti Janaqit, Drejtor i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin. Debati nisi kur Gjekamarkaj tha se udhëzimet e lëshuara janë propagandë sepse nuk është bërë punë në terren.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Deri tani udhëzimet janë vetëm në letër. Nuk ka punë në terren. Udhëzimet në letër janë akt propagande.

Janaqi: Agron ju ftoj ta lexoni të plotë udhëzuesin. Do sigurohem të të lë një kopje.

Gjekmarkaj: Do e lexoj me kënaqësi. Kemi pamjet që tregojnë të kundërtën. Pamjet tregojnë që nuk u respektua udhëzuesi. Duhet ndërhyrë në terren.

Janaqi: Pamjet Agron janë bërë jashtë. Këtë e pranoj edhe unë. Por kemi parë kronika edhe në lajmet e Top Channel që brenda klasave, udhëzmet po respektoheshin.

Top Channel