Një aksident rrugor me pasojë një viktime ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kësaj të hënë ( 14.09.2020) në aksin e vjetër rrugor Panaja-Vlorë.

Viktima është shtetasi me iniciale F,h, 55 vjeç.

Automjeti tip “ Hundai” ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “ Shamogjin”, ku 55 vjeçari për shkak të plagëve të  rënda të marra prej përplasjes ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit.

Top Channel