Zllatan Ibrahimoviç është rikthyer në stërvitjet e Milanit sot dhe synon të jetë gati për ndeshjen kundër Shamrock Rovers në Europa League.

Për disa ditë Ibra kishte punuar veçmas nga skuadra pasi kishte pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.

39 vjeçari mungoi në miqësoret kundër Viçenzas dhe Breschias, por raportet nga “Milanelo” konfirmojnë që sot suedezi i është rikthyer punës me kapacitetet të plota.

Ibrahimoviç, i cili mbush 39-vjeç më 3 tetor, sapo ka rinovuar kontratën me klubin nga “San Siro”.

Top Channel