Pak kohë më parë, aktorja e njohur Dulce Maria bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Ndërkohë së fundmi, aktorja ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës. Aktorja 34-vjeçare ka postuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me partnerin e saj dhe të dy të lumtur zbulojnë se do bëhen me një vajzë.

“Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës Zotit për këtë bekim të madh”, ka shkruar aktorja krahas postimit. Kujtojmë që aktorja dhe partneri i saj Paco Alvarez filluan të dilnin së bashku që prej vitit 2016.

 

Pas një lidhjeje 3 vjeçare çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë. Aktorja u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj në telenovelën e famshme “Rebelde”.

Top Channel