Besa Shahini foli në Open për zërat se ajo ishte një nga ato figura që fliste kundër në mbledhjet e kabinetit qeverisës.

“S’mund të them se isha e vetmja, tani diskutime ka patur gjithmonë, s’di të jem e vetmja që kam ngritur pikëpyetje në mbledhje, po kjo është normale në një proces pune.

Dhe nuk mendoj që kjo të ketë ndikuar në largimin tim. Unë po largohem, por marrëdhëniet e mia me kryeministrin janë shumë të mira”, tha ajo.

Ndër të tjera Shahini tha se pas të sotmes ka marrë shumë mesazhe urimi për punën e bërë.

Top Channel