Gjici sulmon Koço Kokëdhimën: Nuk duhet përdorur liga për interesa personale

14/09/2020 23:40

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici foli me tone të ashpra ndaj presidentit të Apollonisë, Koço Kokëdhima për presionet e që ai po bën ndaj qeverisë.

Gjici tha se futbolli duhet të rregullohet sepse ka shumë probleme, por kjo zgjidhet duke negociuar.

“Futbolli duhet të rregullohet sepse ka shumë probleme, por nuk duhet të përdoret liga për qëllime personale. Koço Kokëdhima refuzon negociatat me Fidel Yllin duke e ditur që Ylli ka dhënë shumë kontribut për futbollin.

Koçoja thotë jo Fidel Ylli, por kryeministri. Pra nuk mund të përdoret liga për interesa personale”- tha Gjici.

Top Channel