” Zaho në shkollë”, Linda Rama e emocionuar, publikon foto nga dita e sotme

14/09/2020 22:57

Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho ka nisur sot shkollën duke shkuar në klasën e parë.

Pas fotove të publikuar nga vetë kryeministri ku djali i tij shihej duke shkuar në shkollë me një buqete me lule.

Po ashtu një foto të djalit ka nxjerrë edhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Ndryshe nga bashkëshorti, Linda ka publikuar edhe një foto ku shihet duke e përqafuar Zahon.

“Zaho në shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!” ka shkruar Linda Rama në një postim në rrjetin e saj në Twitter.

Top Channel