Largimi i Besa Shahinit/ Gjekmarkaj: Është skandal, përgjegjës vetëm Rama!

14/09/2020 22:06

Analisti Agron Gjekmarkaj e cilësoi si skandal largimin e sotëm të Besa Shahinit.

Ai tha në Open se kjo nuk është koha kur Shahini duhet të linte postin, në mes të një pandemie.

“Nëse ai, Rama, donte ta ndërronte, ai duhet të reagonte që kur ajo bëri deklaratën e pazakontë. Ta bësh sot këtë, është e papërgjegjshme, në një kohe pandemie. Që atëherë ai duhet t’i kërkonte dorëheqjen ose shkarkimin.

Atij tani, Besa nuk i duhet më, atij i duhen votat në Elbasan, prandaj dhe lëvizja e sotme”, tha ai.

Top Channel