Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka deklaruar se ish-kryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk ka ditur të menaxhojë suksesin e arritur në zgjedhjet e tetorit.

Ai në emisionin “Prime Time” në Kanal10 ka thënë se Albin Kurti dështoi të shtyjë mos pajtimet e brendshme brenda koalicionit qeverisës me LDK, pasi sipas tij, probleme të tilla ka edhe sot ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, por që ato janë të vogla.

Haziri ka folur edhe rreth largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja, duke thënë se nuk e ka mirëpritur shkarkimin e saj nga detyra e nënkryetares.

Ai tha se votimi për shkarkimin e Osmanit është bërë përmes postës elektronike dhe se personalisht ka votuar kundër shkarkimit të saj.

Top Channel