03:15
Shenjat e dobësisë, vdekje për autokratët
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më frikë. Një gjest fare i thjeshtë si për shembull një fishkëllimë tallëse mund të jetë sinjali i këtij ndryshimi dramatik. Javën e kaluar, kjo u pa në rastin e të ashtuquajturit “diktator i fundit” i Evropës, kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u prit me zhurma kundërshtimi nga punëtorët në një fabrikë në Minsk, ku dëgjoheshin thirrjet që ai të largohej nga pushteti. “Deri kur të më vrisni, nuk do të keni më zgjedhje,” tha Lukashenko para turmës. “Vrit veten,” i tha me guxim një punëtor kur Lukashenko po zbriste nga podiumi. Ishte një koment tronditës që nuk do të kishte guxuar ta thoshte njeri në sy të udhëheqësit para trazirave të fundit në Bjellorusi.