02:24
Covid-19 në Australi/ Pas gati 4 muajsh Melburni del nga izolimi
Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër muajsh. Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, tha se nga mesnata e 27 tetorit, të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret do të lejohen të hapen, pasi, të hënën, nuk u regjistrua asnjë rast i ri apo viktimë me koronavirus.