Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën tragjikisht gjatë punës
Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.
Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.
Burime për Top Channel thonë se të skualifikuarit kanë konstatuar manipulim të procesit në të gjitha hallkat e vlerësimit.
“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.

Top Channel