Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Në një përballje spektakolare në San Siro, Milani dhe Roma ndanë nga një pikë pas një barazimi 3-3. Ishte shqiptari Marash Kumbulla që heroi i Romës duke i prishur festën Milanezëve.
Në fakt, Kumbulla kishte një detyrë shumë të vështirë, të mbante gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili i shpëtoi mbulimit të tij në minutën e 2-të, duke shënuar golin e parë për kuqezinjtë. Në minutën e 14-të, një gabim në dalje i portierit Tatarusanu, u shfrytëzua nga Edin Dzeko, që e pati të lehtë të fitonte duelin me kokë me Romagnolin, 1-1.
I pafat Simon Kjaer në minutën e 30-të, me topin e devijuar prej tij që godet shtyllën, ndërsa në të 43-ën, tentativa e Calhanoglu u prit nga portieri Mirante. Edhe më spektakolare pjesa e dytë, me Milanin që mori epërsinë 2-1 që në minutën e 47-të me Saelemaekers, që shfrytëzoi me një goditje të saktë brenda zonës depërtimit e zgjuar të Leaos nga e majta.
Sërish Roma arrin të barazojë në minutën e 71-të me Veretout, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Benacer, por i kontestuar me forcë nga kuqezinjtë. Megjithatë, me një Zlatan Ibrahimovic që po përjeton një rini të dytë Milani nuk heq dorë nga fitorja dhe në minutën e 71-të 39-vjeçari e ktheu në gol penalltinë e fituar nga Calhanoglu.
Nuk ishte e thenë që Milani të siguronte fitoren e pestë radhazi, pasi festën kuqezinjve ua prishi Marash Kumbulla, në zhvillimet e një këndoreje, falë edhe një devijimi të lehtë të Ibrahimovicit, që u kthye në asist për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, 3-3.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Calhanoglu, i cili u vlerësua me notën 8.1. Lojtari më i dobët u shpall portieri Tatarusanu, i cili mori notën 5.5. Kumbulla u vlerësua me notën 7.2.
Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar:

Top Channel