Dygolësh i Alarios, Leverkuseni mposht Augsburgun dhe ngjitet në vendin e katërt

26/10/2020 23:30

Bayer Leverkuseni katapultohet në vendin e katërt në Bundesligë falë suksesit 3-1 në “BayArena” ndaj Augsburgut në sfidën përmbyllëse të javës së 5-të.

“Aspirinat” vuajtën disi për të marrë fitores, me ekipin bavarez që luftoi deri në sekondën e fundit për të mos u kthyer pa pikë nga ko transfertë, por pa mundur t’ia dilte mbanë.

Leverkuseni e zhbllokoi takimin që në minutën e 16-të, pas një penalltie të shndërruar në gol nga Alario. Miqtë mundën të kundërpërgjigjeshin në fillimin të pjesës së dytë me Caligiurin, por ekuilibri në rezultat zgjati deri në minutën e 74-t, kur Alario shënoi të dytin personal, duke kthyer epërsinë në favor të vendasve. Takimin e vulosi goli i Diaby në minutën e katërt shtesë, atëherë kur Ausgburgu ishte hedhur i tëri në sulm për golin e barazimit.

Top Channel