Hajdari përshëndet nga zyrat e reja: Mos rri mënjanë por eja në krijimin e epokës ku shteti i përket qytetarit

26/10/2020 22:57
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur të gjithë shqiptarët nga zyrat e reja duke informuar projektin e ri politik.

Ajo u ka bërë të gjithëve thirrje që t’i bashkohen asaj për të krijuar një  epokë ku shteti i përket qytetarit.

“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike. Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë. Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim”, shkruan Hajdari.

Top Channel