E rëndë në Itali! Shqiptari gjendet i vdekur pas shumë ditësh brenda kamionit

26/10/2020 22:50

Trupi i pajetë i një shqiptari është zbuluar brenda një kamioni të parkuar prej ditësh.

Zjarrfikësit u thirrën në Rovigana në Monselice, ku pas hapjes me forcë të kamionit, gjetën të pajetë një 45 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhej prapa sndiljes së shoferit.

Burime bëjnë me dije se shqiptari dyshohet të ketë ndërruar jetë prej ditësh nga shkaqe natyrore.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe urgjenca, ndërsa viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet.

Top Channel