Kthimi i fëmijëve shqiptarë, reagon Rama: Me Gjeneralin Abass, për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit

27/10/2020 11:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Beiruti lidhur me operacionin e kthimit të fëmijëve shqiptarë nga Siria në Shqipëri.

Ashtu siç raportoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Rama është takuar edhe me Gjeneralin Abass duke thënë se po konfirmon me sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.

Reagimi i Ramës:

Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë🙏

Top Channel