Këngëtari i njohur uron Khabibin me “Mashallah”, nxit reagime në rrjete sociale

26/10/2020 22:13

Pas fitores së të shtunës mbrëma dhe lajmit për tërheqjen nga “UFC-ja”, më i forti në botë për pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, mori shumë mesazhe nga personazhe të njohur.

I fundit që i ka dedikuar një mesazh Khabib-it, ishte këngëtari i njohur britaniko-pakistanez, Zatyn Malik.

 

Por mesazhi i tij ka nxitur shumë reagime, pasi këngëtari ka shkruar një fjalë që Khabib e ka shumë përzemër “Mashallah”.

Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction” hyri në Twitter për të lavdëruar atletin pas triumfit të tij kundër Justin Gaethje.

 

“@UFC mashallah Khabib,” shkroi Zayn.

 

Top Channel