Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për Kodin Zgjedhor.

Në këtë reagim të dytë të tij, Varhelyi shkruan se është i kënaqur që Rama mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese.

Ai ka shtuar më tej se do ishte e matur që të pritej derisa të dorëzohet para rivotimit në Parlament ky mendim i Venecias.

“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021” shprehet Varhelyi.

Kujtojmë se më parë Rama u shpreh se e mirëpret një vendim të Komisionit të Vencias por ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kalojnë pa humbur kohë dhe pa u prekur.

Top Channel