Modelja e famshme shtatzënë për herë të parë, gjininë e fëmijës nuk keni për ta marrë vesh kurrë!

27/10/2020 10:35

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja ka zbuluar për “Vogue” se ajo dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, janë në pritje të fëmijës së parë.

Ndërkohë shkrimin e saj Emily e ka nisur duke treguar përse ata nuk do e zbulojnë kurrë gjininë e fëmijës së tyre.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur Emily.

Me një video në të cilën shfaqej nudo dhe me disa foto shumë sensuale, modelja ka zbuluar edhe barkun e rrumbullakosur.

“Jam plotësisht dhe në mënyrë të pamohueshme e pafuqishme kur bëhet fjalë për pothuajse gjithçka në lidhje me shtatzëninë time: si do të ndryshojë trupi im, kush do të jetë fëmija im. Por çuditërisht nuk jam e shqetësuar. Në vend që të ndjej frikë, unë ndihem shumë në paqe. Tashmë jam duke mësuar nga ky person brenda trupit tim”, ka thënë modelja.

Gjitahshtu bukuroshja ka zbuluar se edhe bashkëshorti i saj po e përjeton shumë këtë periudhë, por ajo nuk është dakord me këtë.

“Bashkëshorti im pëlqen të thotë që ‘ne jemi shtatzënë’, kurse unë i them se pavarësisht sa e ëmbël është kjo fjali, nuk është e vërtetë. Është e padrejtë sepse është një proces që e kryen gruaja brenda trupit të saj, pavarësisht rrethanave. Pavarësisht nëse ka ose jo një partner apo miq të tjerë me të cilët ta ndajë gëzimin, është një periudhë shumë ‘e vetmuar’. Nuk është askush që ta ndjejë me mua atë që unë ndjej çdo moment. Im shoq nuk ka simptoma fizike në këtë ‘shtatzëninë tonë’, prandaj është eksperiencë unike për gruan”, ka thënë Emily.

Nga ana tjetër kujtojmë se në një ceremoni të befasishme në vitin 2018, Ratajkowski u martua me aktorin dhe producentin Bear-McClard.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel