“Më shif në sy, s’jam si këto palaçot unë”/ Përplasje mes Murrizit dhe Gjekmarkaj: S’dua, shoh vetëm gratë

26/10/2020 22:26

Deputeti Myslim Murrizi nga “Lëvizja Demokratikë e Shqiptare” e ka nisur me një debat mbrëmjen e sotme në Open, duke iu drejtuar analistit Agron Gjekmarkajt që të mos bënte si Macroni me Kuranin.

“Kam qenë në parlament 28 vjeç ata lanë kalamajt në rrugë e ikën me brekë e kanatjere në Durrës. Nuk e njoh historinë fare ti.

Mos u bëj si Macroni tek Kurani. Unë jam këtu për të thënë se nuk jam si këto fytyra, vija nga greva e ‘90, nuk e kam qëllim që të krijoj parti o rashë e vdiqa”, tha ai.

“Por më shih në sy kur flas,” tha Murrizi.

Gjekmarkaj: Po jo nuk dua, s’e kam parim të shoh burrat në sy, shoh gratë.

Top Channel