Vrasja e pronarit të dyqanit në Korçë/ Lirohet 18-vjeçari i dyshuar, nga analiza e ADN-së rezultoi se…

27/10/2020 10:51

Pas 8 muajsh hetim, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hot, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duci nga fshati Mborje.

Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga arrest me burg në detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN-së e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e 18 vjeçarit tha se djali u mbajt padrejtësisht për 8 muaj në burg pa asnjë provë, ndërsa kërkoi që policia të gjejë autorin e vrasjes së 45-vjeçarit Duci me të cilin janë edhe kushërinj. Valbona Hoti u shpreh se djali i saj është i pafajshëm dhe këtë e tregoi edhe vendimi i gjykatës.

Flamur Duci në 19 dhjetor të vitit të kaluar u gjet i vrarë me thikë para dyqanit të tij në fshatin Mborje. Policia arrestoi pas përgjimeve ambientale si autor të dyshuar 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili sipas grupit hetimor ishte konflikuar me viktimën për motive banale.

Top Channel