12:23
Veliaj dhe ministrja Margariti inspektojnë punimet në sallën e re të koncerteve të Akademisë së Arteve: “Kushte europiane për studentët dhe artistët; Për punët e mira duhet durim”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektuan punimet për sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve, e cila po rikonstruktohet totalisht me standarde europiane, falë edhe mbështetjes së TAP-it. Veliaj falenderoi ministren Margariti për punën e bërë. Ai tha se me bashkëpunim dhe me durim çdo gjë mund të arrihet.