Shkon mbi 4,8 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

20/08/2021 01:56

Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,8 miliardë doza të vaksinës së COVID-19.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës në botë, me 1 miliard e 900 milionë doza, e ndjekur nga India me 562,1 milionë doza.

SHBA-ja ka administruar 358,6 milionë doza, Brazili 168,1 milionë, Japonia 114,6 milionë doza. Më pas renditja vijon me Gjermaninë me 98,7 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 88,4 milionë, Turqia 86,7 milionë doza.

Indonezia ka administruar mbi 84,6 milionë, Franca 81,8 milionë, Meksika 78,7 milionë, Italia 74,5 milionë, Rusia 74,4 milionë, Spanja 62,1 milionë dhe Kanadaja me 51,9 milionë doza.

Top Channel